katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    12 minutes ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    12 minutes ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    5 hours ago
    Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    7 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    7 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    7 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    2 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    4 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    7 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mbyllja e Qeverisë Amerikane – Ambasada në Prishtinë kufizon përditësimet në Facebook
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Mbyllja e Qeverisë Amerikane – Ambasada në Prishtinë kufizon përditësimet në Facebook

Last updated: 01/10/2025 12:42 PM
59 Shikime
Shpërndaje
Foto: REL
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Mbyllja e Qeverisë Amerikane – Ambasada në Prishtinë kufizon përditësimet në Facebook

Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane, llogaria e tyre në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht deri në rifillimin e plotë të operacioneve, me përjashtim të informacionit urgjent për sigurinë dhe mbrojtjen.
Gjithashtu, ambasada ka njoftuar se shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe viza në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadën dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe mungese fondesh, sa të lejojë situata. “Kjo llogari në Facebook, nuk do të përditësohet deri në rifillimin e plotë të operacioneve, me përjashtim të informacionit urgjent për sigurinë dhe mbrojtjen,” thuhet në njoftim.

Radio Evropa e Lire njofton se Qeveria amerikane nisi mbylljen në mesnatë, pasi ligjvënësit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, dështuan të arrinin një marrëveshje për shpenzimet gjatë bisedimeve të tensionuara që u kushtëzuan nga kërkesat e demokratëve që të financohet kujdesi shëndetësor.

Kjo është hera e parë që Qeveria amerikane mbyllet pas mbylljes më të gjatë në histori – që zgjati 35 ditë – para pothuajse shtatë vjetësh, dhe do të ndalojë punën në disa departamente dhe agjenci federale duke prekur qindra mijëra punonjës qeveritarë.

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

Trump fajësoi demokratët për bisedimet që ngecën dhe kërcënoi se do ta ndëshkonte partinë dhe votuesit e saj gjatë mbylljes, duke paralajmëruar se do të shënjestrojë disa prioritete progresive, duke detyruar shkurtime masive në vendet e punës në sektorin publik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Do të largojmë nga puna shumë njerëz që do të preken shumë dhe ata do të jenë demokratë”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

Ai shtoi se “shumë gjëra të mira do të vijnë nga mbyllja”, duke sugjeruar se do ta përdorë këtë ndërprerje për “të hequr qafe shumë gjëra që nuk i donim, dhe ato gjëra do të jenë të demokratëve”.

Operacionet qeveritare nisën të paralizoheshin pas mesnatës, pas një përpjekjeje të dështuar në Senat për miratimin e një rezolute afatshkurtër të financimit, që veçse është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Shpresat për një kompromis u zbehën prej të hënës, kur një takim i minutës së fundit në Shtëpinë e Bardhë nuk solli asnjë përparim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Demokratët, që janë pakicë në dy dhomat e Kongresit, kanë synuar që të kenë ndikim mbi Qeverinë federale, tetë muaj pasi Trumpi nisi mandatin e dytë presidencial.

Kërcënimi i Trumpit për shkurtime të reja të vendeve të punës i ka rritur shqetësimet në mesin e punëtorëve federalë, pas largimeve masive nga puna më herët gjatë këtij viti nga Departamenti për Efiçiencë Qeveritare që u drejtua nga Elon Musk.

Në Senatin prej 100 anëtarësh kërkoheshin 60 vota për të kaluar projektligjin për shpenzime. Republikanët kishin propozuar që të zgjasnin financimin aktual deri në fund të nëntorit, me qëllim që të zhvilloheshin negociata për një plan afatgjatë për shpenzime.

Por, demokratët kërkuan që të riktheheshin qindra miliarda dollarë në shpenzimet për kujdesin shëndetësor, veçmas për programin për sigurime shëndetësore Obamacare, për familjet me të ardhura të ulëta, që me gjasë administrata e Trumpit do ta largojë nga financimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pothuajse të gjithë demokratët në Senat votuan kundër projektligjit që kishte kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Mbetet e paqartë se sa do të zgjasë mbyllja.

Qeveria federale është mbyllur 21 herë që nga viti 1976, kur Kongresi miratoi procesin e ri për miratimin e buxhetit.

Disa mbyllje kanë zgjatur vetëm disa orë dhe nuk kanë pasur ndikim në funksionimin e Qeverisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mbyllja më e gjatë, ndërkaq, nisi më 22 dhjetor 2018, kur demokratët dhe Trumpi nuk arritën pajtim për 5.8 miliardë dollarët që presidenti i kërkonte për murin në kufi me Meksikën.

Atëbotë, pothuajse 380 mijë punonjës federalë u dërguan në pushim administrativ, ndërkaq 420 mijë të tjerë punuan pa pagesë.

Mbyllja e re nuk do t’i prekë funksionet vitale, sikurse janë shërbimet postare, ushtria, programet për mirëqenie. Por, deri në 750 mijë punonjës mund të dërgohen në shtëpi dhe nuk do të mund të paguhen derisa të përfundojë mbyllja, sipas Zyrës për Buxhet të Kongresit. /REL/Katror.info

TAGGED:Ambasada amerikaneFacebookkufizim i perditesimevePrishtineqeveria amerikane

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova merr udhëheqjen e Presidencës së Asamblesë së SWG
Artikulli i ardhshëm Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

1 Shikim
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

24 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?