Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar formimin urgjent të Kuvendit dhe qeverisë, mbi dy muaj pas zgjedhjeve.
Në reagimin e tij ai thekson se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të presin bashkëpunim nga liderët politikë në interes kombëtar.
”Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ka urgjentisht nevojë për një Kuvend dhe një qeveri funksionale. Qytetarët kanë të drejtë të presin që udhëheqësit e tyre politikë të bashkëpunojnë në interes të vendit”.
Kujtojmë se kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ka ndërprerë sot seancën, e cila u mbajt për herë të dytë. Seanca do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.
Dehari tha se vendimi erdhi pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, ku nuk u arrit konsensus për hapat e mëtejmë në procesin e konstituimit të Kuvendit. /Katror.info
Përgatiti:
