Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një ceremoni të veçantë në mjediset historike të Bibliotekës së Kongresit në Washington, D.C.
Ngjarja mblodhi miq dhe përkrahës të Kosovës, përfshirë anëtarë të Kongresit, përfaqësues të lartë të administratës amerikane, si dhe ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në SHBA.
Këtë e bëri të ditur Ambasada e Kosovës në Washington, D.C., përmes një postimi në rrjete sociale.
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, mbajti fjalimin e rastit gjatë ceremonisë.
Mes të pranishmëve, fjalime urimi mbajtën edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, Kryetari i Nën-Komisionit për Evropë në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self, dhe Kongresisti Ritchie Torres./Katror.info
Përgatiti:
