Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përkujtuar 26-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një pikë kthese historike për vendin dhe rajonin.
“Sot bëhen 26 vjet që forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes,” thuhet në reagimin zyrtar të Ambasadës Amerikane. “12 qershori i vitit 1999 ishte një moment kyç – që u mundësoi familjeve të zhvendosura të kthehen dhe komuniteteve të nisin rindërtimin.”
Në këtë përvjetor, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar përkushtimin ndaj një partneriteti të fortë dhe një të ardhmeje të përbashkët me Kosovën, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta.
“Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndresën e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për një të ardhme të mbështetur në paqe, siguri dhe mirëqenie,” thekson mesazhi.
Ambasada rikujton se miqësia mes dy vendeve është e thellë dhe e ndërtuar në momente vendimtare, duke garantuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për zhvillimin demokratik dhe euroatlantik të Kosovës./Katror.info