Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës këshillon të gjithë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës, që të informohen për gjendjen në rrugët e Kosovës, sidomos në zonat turistike dimërore si Brezovicë, Brod, Bogë, Rugovë, etj.
Përmes një njoftimin Facebook, kjo ambasadë këshillon udhëtarët që të informohen mbi kushtet klimatike aktuale, si dhe të sigurohen që të jenë të pajisur me goma dimërore, zinxhirë dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurt.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë këto masa, për të shmangur rrezikun e aksidenteve dhe masave eventuale administrative, si dhe për të kontribuar në sigurinë e përgjithshme rrugore.Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës?, thuhet në njoftimin e Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë./Katror.info