Ambasada Gjermane në Prishtinë ka shprehur admirimin e saj për peizazhet natyrore të Kosovës gjatë pranverës.
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan: “Përjetohet si pranverë, ndjehet si pranverë dhe duket si pranverë!”, duke përshkruar magjinë që ky sezon sjell në natyrën kosovare, transmeton Katror.info.
Duke theksuar rëndësinë e eksplorimit të natyrës, ambasada e ka cilësuar “mahnitëse” panoramën e Kosovës, veçanërisht atë të Gjeravicës, malit më të lartë të vendit, dhe maleve përrreth.
“Kontrasti mes pyjeve të errëta, borës së bardhë që shkëlqen dhe qiellit të thellë blu është thjesht spektakolar”, thuhet në postim, duke ftuar vizitorët të përjetojnë këtë bukuri të jashtëzakonshme.
Ky reagim i Ambasadës Gjermane është një vlerësim për natyrën e Kosovës dhe një nxitje për të gjithë që të zbulojnë peizazhet mbresëlënëse që ky vend ofron. /Katror.info
Përgatiti:
