Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar mëngjesin e sotëm Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, në ditën kur në gjithë vendin po zhvillohen zgjedhjet komunale.
Përmes një postimi në platformën “X”, Hargreaves tha se vizita i dha mundësinë ta falënderonte kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe prokurorin kujdestar për angazhimin e tyre dhe të ekipeve përkatëse që procesi zgjedhor të zhvillohet qetë dhe pa pengesa.
“Ka shumë njerëz që po punojnë pa u lodhur prapa skenës sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani është radha e qytetarëve të Kosovës të dalin e të votojnë!”, ka shkruar ambasadori britanik.
Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit institucional dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për të garantuar një proces zgjedhor demokratik dhe të besueshëm në Kosovë./Katror.info