Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, vizitoi sot një qendër votimi në Vushtrri për të vëzhguar procesin zgjedhor.
Sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, BE-ja ka dërguar Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë 2025 për të monitoruar të gjitha aspektet e këtij procesi, si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim.
“BE-ja ka dërguar Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë 2025 për të monitoruar të gjitha aspektet e këtij procesi. Qytetarët e Kosovës duhet ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të shprehin lirshëm zgjedhjen e tyre,” shkroi Orav në platformën X. /Katror.info
Përgatiti:
