Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli ka takuar kongresisten republikane Marjorie Taylor Greene.
Në një postim në X të Ambasadës së Kosovës në SHBA thuhet se takimi riafirmoi angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve unike.
Ambassador @IlirDugolli met with Congresswoman @RepMTG for a productive discussion on advancing the 🇽🇰–🇺🇸 partnership. The meeting reaffirmed our shared commitment to deepening bilateral cooperation and strengthening our unique ties. pic.twitter.com/DdMtAdNUxI— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) May 22, 2025
“Ambasadori Ilir Dugolli u takua me Kongresisten republikane Marjorie Taylor Greene… diskutim produktiv mbi avancimin e partneritetit Kosovë–ShBA.
Takimi riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve tona unike”, thuhet në postim.
Kongresistja amerikane, republikania Greene është bashkëpunëtore e afërt e ish-presidentit amerikan, Donald Trump./Katror.info