katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    8 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    21 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    2 hours ago
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    21 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    21 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    21 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ambientalistja, që pasionin për mbrojtjen e mjedisit e gjeti në familje
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Ambientalistja, që pasionin për mbrojtjen e mjedisit e gjeti në familje

Last updated: 04/08/2024 10:54 AM
387 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Ambientalistja, që pasionin për mbrojtjen e mjedisit e gjeti në familje

Dashuria për natyrën i filloi qysh kur ishte e vogël meqë u rrit në natyrë, duke ndihmuar familjen që kishte bujqësinë burim primar të të ardhurave. Sot, Dijesa Morina është një aktiviste e zëshme e ruajtjes së mjedisit.

“Gjithmonë ajo ndihma e prindërve, me iu ndihmu atyre në bujqësi, ma ka rritë dëshirën apo dashurinë për natyrën”, shprehet Dijesa.

Ajo filloi të studiojë në bujqësi, por nuk e gjeti bilancin mes bujqësisë dhe mjedisit, sepse siç thotë ajo shpesh herë, bujqësia po e ndot mjedisin, andaj u fokusua në studimet mjedisore. 

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

“Fillova me u marrrë, me trajnime me aktivitete të ndryshme, me vullnetarizëm… derisa erdhi momenti që t’i bashkohem shoqërisë civile, edhe e pashë që jemi ne ata që mundemi me bo ndryshimin, edhe mundemi me arritë që Kosovën tonë ta bëjmë të pastër dhe të gjelbër”, thotë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fokus të studimeve Dijesa mori ujin si një burim jete dhe e drejtë esenciale e njerëzve. E sot, pikërisht këto njohuri po i zbaton në mbrojtje të resurseve ujore të Kosovës. Ajo është pjesë e organizatës Let’s Do it Peja, që momentalisht po promovon qasjen universale në ujë të pijshëm. Ajo shpjegon se nga mohimi qasjes me ujë të pijshëm, më së shumti e pësojnë grupet e margjinalizuara. 

“Kemi identifiku disa raste, kryesisht, 20 raste në të gjithë Kosovën, ku i kemi identifiku ato zona, komunitetet që kanë problem me ujë të pijshëm, nuk kanë qasje në to, a po ka ndotje të ujërave, dhe në kuadër të kësaj, ne kemi vendosur që me i kriju këshillat lokale për ujëra. Pra në këto 20 raste të sinjalizume, ku në këshilla lokale të ujërave, zgjedhet një person si person kontaktues, dhe pjesë të tjera të anëtarëve, i cili është kryesisht në baza vullnetare, ku ka si për qëllim që ky këshill, të veprojë me pjesën tjetër të komunitetit, në mënyrë që të adresohen, problemet ujore në të cilat komuniteti has”, thotë Dijesa.

E gjendja e ujërave në Kosovë, Dijesa thotë se nuk është e mirë, duke e demonstruar edhe mënyrën se si e bëjnë matjen e cilësisë së ujërave të lumenjve, kryesisht në pranverë dhe vjeshtë dhe pastaj publikojnë raporte për gjendjen e tyre. 

“Raporti i fundit të cilin e  kemi publiku, është i vitit të kaluar. Gjendja e lumenjve tanë nuk është e mirë, është kryesisht e ndotur prej kanalizimeve të cilat dalin drejtpërdrejt në lumenj, prej mbeturinave të cilat hidhen, prej shkarkimeve industriale. Pra gjendja nuk është e mirë, për këtë arsye ne po mundohemi, që me anë të punës që po e bojmë ne me çu deri tek përmirësimi i tyre, duke arritur që t’i krijojmë këto përmbledhje të politikave dhe këto raporte, që t’i tregojmë konkluzione dhe të dërgojmë rekomandimet tek institucionet në mënyrë që ata të marrin masat”, thotë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ruajtja e ujërave dhe ambientit fillon nga secili prej nesh, e për të bërë ndryshim në Kosovë, Dijesa thotë se duhet të ndërgjegjësohemi në qasjen tonë me natyrën.

Dijesa Morina

“Ndoshta fillimisht me fillu me vetëdijesim, me ndërgjegjësim te gjeneratat e reja, po edhe te të gjithë gjeneratat, njerëzve të cilët kanë qasje në ujë të pijshëm, pasi që e drejta për ujë të pijshëm është e rregullume edhe me anë të kushtetutës së Kosovës, pra nenit 52 ku thotë që çdo person duhet të ketë qasje në fakt në një mjedis jetësor të pastër, që përfshihet këtu edhe ujërat. Ne si vend me thënë të drejtën nuk e di se ku po çalojmë, ose është si pasojë e neglizhimit që po e lëmë, edhe pse uji është jetë, pa ujë ne nuk mundemi me jetu, por nuk po ja japim rëndësinë që ujërat duhet me pas, nuk po merremi aq shumë me problemet të cilat janë siç i ceka kanalizimet. Nuk e di a është fajtor qeveria apo komunat të cilat nuk po merren sa duhet me çështjen e kanalizimeve dhe mbeturinave të cilat po e ndotin ujin”, shprehet ambientalistja.

E një shembull se si kur të gjithë bëhen bashkë për një qëllim të vetëm, suksesi është i garantuar, e jep Dijesa, duke treguar se si u ndalua ngritja e hidrocentraleve në lumin Lumbardh që kalon në Pejë.

“Lumbardhi që është këtu në Pejë, që po shihet në prapaskenën tonë, është i njëjti Lumbardh që kanë dëshiru edhe këtë me e fut në gypa, po fatmirësisht ka qenë hera e parë ku të gjithë janë bërë bashkë, shoqëria civile, Komuna, Ministria, pastaj pjesa tjetër, të gjitha komunitetet, të gjitha etnicitetet, janë bërë bashkë që me ndalë këtë dukuri, edhe fatmirësisht kanë arritur që mos me lanë Lumbardhin tonë të mirë me u fut në gypa, edhe me çu deri tek humbja e rrjedhës”, thekson ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dijesa Morina, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së ujit, thotë se po të kishte Kosova mjaftueshëm ujë, hidrocentralet janë të mira meqë nuk e ndotin ambientin. 

“Mirëpo për Kosovën kjo nuk është e mirë, pasi që na nuk kemi ujë të mjaftueshëm që me fut në gypa, kemi një sasi shumë të vogël, pra është 1600 metër kub litër për kokë banori, që është mjaft e vogël që me fut në gypa. Por fatkeqësisht në Kosovë disa operatorë, kanë vendos që me i ndërtu këto edhe kemi pa çfarë degradimi të madh kanë bërë, por te pjesa tjetër jemi të lumtur që kemi një shoqëri civile, e cila po merr masa qysh është rasti i fundit, nga organizata EcoZ, pastaj nga aktivistja Shpresa Loshaj e cila po tenton që me i jep fund ndoshta kësaj fatkeqësie e cila, po ndodh në vendin tonë, me i ndalë hidrocentralet”, shton tutje Dijesa.

Dijesa, aktivistja mjedisore, që i kushtuam këtë edicion të aktivizmit qytetar, thotë se secili nga ne duhet të japë më të mirën për ruajtjen e planetit. 

“Nëse na nuk e ruajmë mjedisin, kush do ta ruajëpër neve? Ne duhet me u kujdes që Kosovën tonë, edhe pas 10 viteve, apo 50 viteve me gjetë të pastër edhe me pas motiv që njerëzit me jetu këtu, me dasht ashtu qysh na po tentojmë, me mbajt këtë farë forme…’’, përfundon ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo thirrje e Dijesës, reflekton urgjencën dhe rëndësinë e veprimit të përbashkët për të siguruar një të ardhme të pastër dhe të qëndrueshme për të gjithë. /Katror.info

Edicionin #56 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:ambientdijesa morinaGreenlajme të miraLet's do it PejaLumbardhmjedistoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Easy” like Sunday Morning – 5 fakte për kangën e The Commodores 
Artikulli i ardhshëm Kosova e mbyll garimin në Lojërat Olimpike të Parisit me dy medalje

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell

29 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

6 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?