katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    8 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    8 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    8 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    17 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    17 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    17 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    14 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    17 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Amerikanja në Kosovë sjell vallëzimin si mjet për humanizëm dhe solidaritet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Amerikanja në Kosovë sjell vallëzimin si mjet për humanizëm dhe solidaritet

Last updated: 12/11/2024 9:56 AM
278 Shikime
Shpërndaje
Janet Reineck, World Dance Kosova /Katror Media
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Amerikanja në Kosovë sjell vallëzimin si mjet për humanizëm dhe solidaritet

Është 70 vjeçare, por mahnit me lëvizjet dhe teknikën e saj të vallëzimi. Amerikanja Janet Reineck, jetoi me shqiptarët e Kosovës për tetë vjet, midis vitit 1981 dhe 1997, fillimisht si antropologe, duke bërë hulumtime dhe më vonë si punonjëse e ndihmave humanitare.

Ajo asnjëherë nuk u largua nga përfshirja në kauza humanitare. Veçse vitet e fundit ka zgjedhur një formë shumë unike – vallëzimin.

Vallzo lokalisht, vepro globalisht – është motoja e organizatës që e themeloi në 2010, World Dance for Humanity në SHBA, e cila ndihmon njerëzit në nevojë.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Janet është rikthyer në Kosovë dhe ka themeluar World Dance Kosova. Vajza, gra të moshave e profesioneve të ndryshme nën udhëheqjen e Janet mblidhen tri herë në javë, për të eksploruar vallet e ndryshme. Të hyrat e mbledhura nga aktivitetet e këtij grupi përdoren për ndihma dhe projekte të ndryshme për komunitetet në nevojë, duke përfshirë ata që po kalojnë nëpër katastrofa.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Janet Reineck – World Dance Kosova /Katror Media

Vetëm prej 2010  jam t’u u marrë me ndihma humanitare nëpërmes World Dance for Humanity, apo “Valle botërore për humanitet” Do të thotë, krejt paret që mbledhim me vallet, me këto orë, unë s’po marr kurrgjë edhe i mbledhim krejt paret dhe i çojmë ose në Ruanda ose në Ukrainë. Po punojmë në dy vende tash, do të thotë në Afrikë unë mbledh një gjysmë milion dollarë çdo vit për Ruanda edhe Ukrainën. Edhe kjo në pjesën e Kosovës, tash World Dance Kosova, po bashkëngjitet me paret në Amerikë që po mbledhim edhe tash e bashkojmë edhe bëjmë diçka me ato pare, ua ndërrojmë jetën e njerëzve që janë t’u vuajt ose prej varfërisë ose prej luftës.”

Grupi i Kosovës përbëhet nga gra të ndryshme, shqiptare e joshqiptare, të cilat takohen për të bërë diçka për vete dhe njëkohësisht bëhen pjesë aktive e shoqërisë kontributdhënese. E për Janet këto aktivitete janë edhe disiplinë, integrim e ndërveprim edhe me kultura tjera.

“Jam befasu drejt me ju kallëzu se në Amerikë kemi kriju këtë shoqatë prej 2010, do të thotë qe 14 vjet veç jemi tu i grumbullu gratë prej çdo moshe në Amerikë, prej moshës 22 – në 88. Bile e kam një grup 90 deri 100 vjeçare, çdo javë vallëzojmë, në Amerikë i kemi gjashtë ditë në javë, krejt. Veç kur jam ardhë këtu qe tre muaj tash këtu nuk kam ditë qysh do të jetë World Dance këtu, se nuk kam ditë që do të jetë si në Amerikë. Po përkundrazi ka ardhë shumë spontane, shumë organikisht, shumë lehtë janë inkuadru gratë. Për shembull, sonte kemi pas një grua të re që kurrë s’ka qenë këtu përpara edhe janë gra që zakonisht nuk njohin njëra-tjetrën, por vjen dikush me një shoqe ose një motër së bashku, por me tjerat nuk e kanë njoftë njëra -tjetrën përpara.”

Vallja shqiptare nuk është vetëm një pjesë e rëndësishme e jetës së Janet. Ajo ka filluar të pëlqehet edhe nga pjesëmarrëset tjera të huaja në Kosovë, siç ishte rasti edhe me francezen që iu bashkua grupit në këtë fillim shtator.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Marianne Auffret

“Në fakt u regjistrova në këtë klasë që të mësoj vallet folklorike shqipe. Më pëlqen përzierja e tyre, por jam këtu për Vallen e Shotës. Mendoj shumica e vallëzimit folklorik është përreth komunitetit, ju gjithmonë do të mbani dorën e njëri -tjetrit, kështu që më pëlqen të jem në grup në sensin e komunitetit.’’

Ky angazhim në vallëzim dhe aktivizëm humanitar krijon te pjesëmarrëset një ndjenjë të veçantë solidariteti dhe siç shprehet Melisa Demiri, kjo po iu ndihmon edhe në shumë aspekte tjera.

Melisa Demiri

Melisa Demiri

“S’ka dallime mes njerëzve, gjithë jemi njësoj dhe është njëfarë lloj që mund ta ndajmë një përvojë shumë të bukur në vallëzim, duke fillu prej shqiptarëve të Kosovës, shqiptarëve të Shqipërisë, po mendoj vallet, pastaj të ndryshmet që i kemi: afrikanë, indianë, e tjera e tjera. Unë thjesht jam për me vallëzu… Kam dëshirë me u marrë me këtë pjesë, është shumë e mirë për mendje dhe trup sidomos për mendjen. Po mendoj për shëndetin mendor, është shumë e rëndësishme dhe mendoj që krejt gratë duhet të kenë një aktivitet të tillë, në mënyrë që të jenë të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Janet e adhuron energjinë dhe shpirtin e valleve tradicionale, të cilat i ndien si një mënyrë për të shprehur lidhjen e saj të fortë me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

“Kur jam ardhë në Kosovë në vitin 80-të, mas pari tani kam nis me jetu në Kosovë në 81-shin, edhe kam vallëzu gjithkund ku ka pas valle, kam vallëzu në Shota disa vjet, kam ardhë në prova edhe kam mësu krejt vallet e Shotës në atë gjeneratë, në 81-82-të, edhe kam mësu shumë prej shotës edhe nëpër dasmat kështu. Po unë shumë, jam befasu që vallet e Shqipërisë nuk kanë depërtu në Kosovë. Shumë çudi për mua, shumë çudi, se ka valle shumë të bukura prej lart, prej Tropojës deri në Sarandë ka valle shumë të bukura, muzikë të ndryshme, valle të ndryshme edhe kënaqemi me ato valle. Edhe muzikën toske e pëlqej shumë… Në terren, në vendet më rurale, në mal ka valle më interesante, po edhe unë po du me i inkuadru, në qoftë se mundemi ne me i inkuadru me depërtu nëpër dasmat e Kosovës, kur bëhet sezona e dasmave, ato që janë në hotel e bëjnë tri-katër orë një valle, kur ka tjetër valle tashmë, ndoshta ne mundemi me depërtu edhe me zgjeru kulturën e valleve te shqiptarët e Kosovës.”

Janet e ruajti Kosovën në zemrën e saj, pavarësisht se jetoi këtu vetëm tetë vjet. Për të lënë gjurmë për atë kohë, ajo botoi librin etnografik “Një Amerikane në Kosovë”, i cili flet në detaje për jetesën në disa vise në Kosovë në periudhën e viteve ‘80’ dhe ’90.

“Nuk kam shkru një libër me botu një libër, veç kam nis me i shkru kujtimet e mira të Kosovës. Bash kur ka qenë incidenti i 11 shtatorit kam nis me shkru, nuk kam dasht me humb atë eksperiencë që kam pas në Kosovë, kam shkru veç për familjen time. Eventualisht i kam botu edhe tash njerëzit po e lexojnë në telefon, do të thotë atë libër munden me e lexu edhe në shqip ose në anglisht, edhe në uebsite-in time tim janetreineck.com. Aty e ke librin pa para, me lexu krejt librin, se qysh ka qenë jeta në Kosovë para luftës, edhe qysh ka qenë në vitin 80-të edhe në vitin 90-të. Njerëz që nuk kanë përjetu qato vite, edhe është një përshkrim qysh jeta ime ka qenë nëpër katunde edhe çka kemi hekë këtu, çka kemi mësu këtu prej shqiptarëve.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E në fund nuk pati se si të kalojë pa një mesazh të fuqishëm, fjalë të cilat duket se e kanë udhëhequr Janet tërë jetën.

“Jemi në një vend që është i lirë, që është në paqe, që nuk ka luftë, kemi shëndet, kemi mundësi me vallëzu, do të thotë me kanë me një farë mendësie  falenderimi. Edhe mos me kritiku njëri-tjetrin ”get over yourself and do something for the world”, ajo është moto e World Dance. Do thotë, mos mendo fort për veten, po bëni diçka për botën, për njerëz që vuajnë nëpër botë.

Rasti i Janet na tregon se përkushtimi për aktivizëm dhe kauza humanitare shkon përtej kufijve, etnisë, gjinisë apo racës – duke e vënën njeriun në rend të parë. Dhe madje duke e bërë këtë përmes formës që më së lehti na disponon – vallëzimit. /Katror.info

Edicionin e plotë #69 e gjeni këtu!

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:amerikaneantropologehumanizmiJanet ReineckLajme te miralibri etnografiknje amerikane ne KosovepeopleSHBAsolidaritettopTophomevallezimiworld dance for humanityworld dance kosova

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Google teston aplikacionin e pavarur Gemini në iOS
Artikulli i ardhshëm Bitcoin ‘fluturon’ drejt vlerës 90 mijë dollarë, pak ditë pas fitores së Trump

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?