katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Sot mbahet edicioni i nëntë i Maratonës së Tiranës
    2 hours ago
    Javën e ardhshme mbahen “Takimet e Gjeçovit”
    2 hours ago
    Ndërprerje uji sot në disa zona të Prishtinës
    3 hours ago
    Emiratet e Bashkuara Arabe testojnë rrjetin 6G – arrihet shpejtësi rekord prej 145 Gbps
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Oficeri i FSK-së diplomon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    3 hours ago
    Zvicra dekoron tre ushtarë me origjinë shqiptare për shpëtimin e jetës së një gruaje
    5 hours ago
    Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së
    1 day ago
    Jeta kthehet në lumin Don pas 130 vitesh: Mrekulli e gjallë në zemër të Torontos
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë
    2 hours ago
    “Kosovarja” e fotografit Afrim Hajrullahu – Një homazh artistik për forcën, qëndresën dhe dashurinë e gruas kosovare
    1 day ago
    Steve Jobs, fytyra e re e monedhës amerikane
    2 days ago
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 day ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    3 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    3 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    2 days ago
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    5 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë

Last updated: 19/10/2025 10:23 AM
22 Shikime
Shpërndaje
Amy Winehouse | Foto: Getty Images

Kur, në tetor të vitit 1970, vdiq Janis Joplin, u mendua se një figurë e tillë në muzikë vështirë se do të paraqitej në një të ardhme të afërt. Dhe ashtu ndodhi: u deshën tri dekada që në skenën muzikore të shfaqej dikush që të plotësonte boshllëkun e lënë nga Joplin, me një zë të dallueshëm nga të tjerët, thellësisht emocional, që përcillte dhimbje dhe pasion personal.

Për të, kënga ishte një mjet i fuqishëm për të shprehur vështirësi të thella jetësore, duke përfshirë pikëllimin, varësinë dhe dyshimin ndaj vetes, gjë që i bënte këngët e saj të sinqerta dhe intime. Pas viteve 1980 dhe 1990, muzika komerciale linte pak shpresë se, në fillim të shekullit 21, do të paraqitej dikush që do të riformësonte skenën muzikore në mënyrën siç e kishte bërë Joplin. Por, ja që megjithatë në muzikë u shfaq Amy Winehouse, e cila riktheu atë njerëzoren që muzika moderne kishte filluar ta linte mënjanë. Derisa Janis Joplin e bënte me blues, Amy Winehouse e bënte me xhaz.

Amy Whinehouse ishte e zgjuar, ndoshta e papërsosur në komunikim dhe në sjellje, dhe herë pas here tepër arrogante, gjë që nuk përputhej me imazhin e padiskutueshëm që një yll i kalibrit të saj duhej të portretizonte. Kjo e bëri atë një ikonë si në sytë e fansave të hutuar, ashtu edhe në ata të medias së etur për thashetheme. Fatkeqësisht, shumica e publikut dëshironte të shihte vetëm imazhin e përhapur gjerësisht të Amy Winehouse – divës së trazuar dhe të mbushur me drama, e paaftë për të përballuar pengesat dhe përndjekjen e pamëshirshme të famës.

Mundesh me e lexu edhe…

Në të vërtetë, ajo nuk ishte kurrë e pajisur dhe e përgatitur emocionalisht për të qenë një yll. Qëllimi i saj qëndronte gjithmonë në artin e vet. Amy Winehouse, në thelb, ishte artiste –muzikante – këngëtare e vërtetë dhe mbi të gjitha një tekstshkruese e shkëlqyer me një sinqeritet të rallë në muzikën moderne – por jo një interpretuese apo argëtuese tipike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Performancat e saj “live” ishin padyshim të paharrueshme, por thelbi i saj qëndronte i ngulitur më fort në albumet dhe sidomos në shkrimin e këngëve. Në këtë kuptim, statusi i saj ikonik nuk duhej të mbështetej në imazh të cilin ia imponoi industria e muzikës dhe mediat, por në muzikën e saj. Emri i saj nuk lidhej vetëm me konotacione negative; kishte shumë më tepër për të thënë rreth xhazit të bukur të saj sesa për vështirësitë që e shoqëruan.

Me vokalin e saj të papërpunuar dhe zemërthyer, ajo u bë një zë për shpirtra të tjerë të humbur e të trazuar, një jehonë që do të vazhdonte përtej kohës së saj. Amy ishte një pionere e shekullit 21. Ajo hapi rrugën për yje të tjera femra, jo vetëm me talentin e saj, por edhe me stilin dhe qëndrimin e saj unik, duke e bërë padyshim një nga artistet më me ndikim dhe më të mëdha të të gjitha kohërave.

 Amy Winehouse kishte një zë të veçantë kontralto, të karakterizuar nga një ton i thellë e i tymosur dhe nga një frazim i jashtëzakonshëm, të cilin e përdorte me thellësi të madhe emocionale dhe me një stil të dallueshëm xhazi dhe R&B. Teknika e saj vokale i lejonte improvizim mbresëlënës dhe aftësinë për të përkulur e për të goditur notat me kontroll, duke ndërthurur ndikimet e legjendave të xhazit me shkrime këngësh të papërpunuara e autobiografike, për të krijuar një identitet unik muzikor.

Amy Jade Winehouse lindi më 14 shtator 1983 në Chase Farm, në Gordon Hill, Enfield, Londër. Babai i saj, Mitchell “Mitch” Winehouse, ishte instalues panelesh dritaresh dhe shofer taksie, ndërsa nëna e saj, Janis Winehouse, ishte farmaciste. Në vitin 2003, nëna e saj u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse asnjëri prej prindërve të saj nuk ishte muzikant profesionist, ajo kishte lidhje familjare me trashëgimi të thellë muzikore. Shumë nga xhaxhallarët e saj nga ana e nënës ishin muzikantë profesionistë të xhazit. Gjyshja e saj nga nëna, Cynthia, ishte këngëtare dhe kishte kënduar me saksofonistin e mirënjohur anglez të xhazit, Ronnie Scott. Ajo pati ndikim të madh te Amy në formimin e interesit të saj për xhazin. Ajo mësoi nga gjyshja vlerësimin dhe ndërgjegjësimin e hershëm për xhazin, si një nga hapat më të rëndësishëm në zhvillimin e saj muzikor.

Amy Winehouse gjatë performancës në Festivalin e Muzikës Urbane të Prince’s Trust në Londër, vitin 2004 | Foto: Rex Features

Në vitin 1992, gjyshja e saj, Cynthia, i sugjeroi Amy-t të ndiqte Shkollën e Teatrit Susi Earnshaw, ku ajo shkonte të shtunave për të avancuar arsimimin e saj të këndimit. Ajo ndoqi këtë shkollë për katër vjet dhe themeloi një grup repi jetëshkurtër të quajtur Sweet ‘n’ Sour, para se të kërkonte trajnim me kohë të plotë në Shkollën e Teatrit Sylvia Young, nga ku u përjashtua në moshën 15 vjeç. Më pas vazhdoi shkollën Mount në Mill Hill dhe shkollën Brit në Selhurst, Croydon, të cilat i braktisi në moshën 16 vjeç.

Amy bleu kitarën e saj kur ishte 14 vjeçe dhe filloi të shkruante muzikë. Krahas kësaj ajo nisi të punonte për të siguruar të ardhura si gazetare argëtimi për World Entertainment News Network dhe, gjithashtu, këndonte me grupin lokal Bolsha Band.

Në korrik të vitit 2000, para moshës 17 vjeçare ajo u bë vokalistja kryesore femërore e Orkestrës Kombëtare të Xhazit të të Rinjve në Angli. Në shtëpi, ajo mësonte dhe praktikohej duke kënduar këngë nga Frank Sinatra, Dinah Washington, Sarah Vaughan dhe Minnie Riperton. Shoku i saj më i ngushtë, këngëtari i muzikës soul Tyler James, ia dërgoi kasetën e saj demo një skauti të A&R-it, kompanie diskografike që është përgjegjëse për zbulimin, financimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të artistëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Amy Winehouse nënshkroi kontratë me Simon Fueller dhe kompanin e tij 19 Management në vitin 2002. Fueller ishte themelues i formatit televiziv Idols (duke përfshirë serialin britanik Pop Idol dhe serialin amerikan American Idol). Fillimisht ajo paguhej 250 funta në javë për performancat e saj në kompani. Ndërsa zhvillohej nga kompania e menaxhimit, Winehouse u mbajt si sekret i industrisë së incizimeve, megjithëse ishte një këngëtare e rregullt e xhazit standard në Cobden Club.

Lufta e industrisë muzikore për Amy Winehouse si yll i ardhshëm i muzikës filloi në këtë fazë, kur ajo ishte ende e panjohur, por industria kishte nuhatur talentin e saj të veçantë. Kjo luftë e show-biznesit u shndërrua në mallkim për të në vitet që pasuan. Përfaqësuesi i saj i ardhshëm në kompaninë diskografike A&R, Darcus Beese, dëgjoi për të rastësisht, kur menaxheri i Lewinson Brothers i tregoi disa prodhime të klientëve të tij, ku Winehouse ishte vokalistja kryesore. Kur e pyeti se kush ishte këngëtarja, menaxheri i tha se nuk lejohej ta zbulonte, Beese-s iu deshën disa muaj kërkimesh dhe pyetjesh përreth, derisa më në fund zbuloi se kush ishte këngëtarja.

Winehouse nënshkroi kontratë me Island, ndërkohë që interesi rival për të kishte filluar të shtohej, me përfaqësues të EMI dhe Virgin Records që kishin nisur të ndërmerrnin hapa. Beese ndjeu entuziazëm për të, pasi ajo ishte një yll atipik për kohën, në sajë të reagimit të saj negativ ndaj shfaqjeve muzikore televizive të tipit reality, “publiku kërkonte talente të reja dhe autentike”.

Albumi debutues i Winehouse, “Frank”, u publikua më 20 tetor 2003 me producent kryesor Salaam Remi. Shumë nga këngët u ndikuan nga xhazi dhe, përveç dy përpunimeve të këngëve të vjetra xhaz – Moody’s Mood for Love nga viti 1952 dhe (There Is) No Greater Love nga viti 1936 – në të gjitha këngët e tjera Winehouse ishte bashkautore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi mori vlerësime të gjera nga kritika, me komplimente të shumta për “vështrimin e ftohtë dhe kritik” në tekstet e tij. Zëri i Winehouse u krahasua me atë të Sarah Vaughan dhe Macy Gray. Notat e para të improvizimit xhaz i treguan botës se ky album ishte ndryshe dhe se publiku nuk ishte ende plotësisht i gatshëm për të.

Albumi “Frank” tërhoqi vëmendjen, por nuk ishte një sensacion kur u publikua, iu deshën katër muaj për t’u ngjitur në vendin e 13-të në listën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo qasje ndaj albumit do të ndryshonte, por për arsyet më të trishtueshme. Albumi nuk e paraqet plotësisht Amy Winehouse-in legjendare; pavarësisht përballjes me çështje emocionale, dhimbje dashurie, pakënaqësi dhe një botëkuptim që ndonjëherë ishte tmerrësisht i drejtpërdrejtë, albumi është qartësisht optimist dhe i fuqishëm – puna e një gruaje që rritet, zhvillohet dhe zgjerohet, jo e një artisteje të fshikulluar nga kujdesi për plagët e një jete të shpejtë.

Amy bisedon me një gazetar në ceremoninë e çmimeve South Bank Show, ku ajo fitoi çmimin për muzikë pop me albumin Back to Black, janar 2007
Foto: Gareth Cattermole/Getty

Titulli i albumit thotë gjithçka që duhet të dimë: Franky (i ndershëm, i sinqertë , duke thënë të vërtetën, edhe kur kjo mund të jetë e sikletshme ose t’i vërë të tjerët në pozitë të vështirë). Muzika mund të jetë e ëmbël e e butë, e lehtë për t’u dëgjuar, por e vërteta e Amy-t nuk kursehet. Nëse “I Heard Love Is Blind” do të vendosej në fillim të albumit, disa dëgjues mund të alarmoheshin aq shumë sa të ndaleshin aty. Për Amy-n, kjo është një këngë romantike me nota realiste. Ashtu siç këndon në rrëfimin për dhunën mashkullore “You Sent Me Flying”: “mesazhi ishte brutal, por transmetimi ishte i sjellshëm”. Samba e butë e “I Heard Love Is Blind” mund t’i joshë lehtësisht dëgjuesit e pakujdesshëm dhe të përjetojnë këngën më ndryshe se si përjetohet sot.

Amy Winehouse ishte më shumë e ndikuar nga xhazi me të cilin ishte rritur, sesa nga grupet e vajzave me zemër të thyer dhe materiali soul i viteve ’60, që shpejt do ta bënte për vete. Prandaj, kemi një version mjaft të drejtpërdrejtë të “There Is No Greater Love”, të interpretuar dikur nga Dinah Washington, Billie Holiday, Duke Ellington ose Nat King Cole – shoqëri e kategorisë së rëndë në xhaz, për një vajzë të re nga veriu i Londrës dhe, gjithsesi, sfidë e guximshme. Po ashtu, në album kemi edhe një rishikim të klasikut të xhazit “Moody’s Mood for Love”, që dikur është kënduar nga Aretha Franklin, George Benson ose Van Morrison – një rishikim shumë i qëlluar, që ia zgjat jetën këngës dhe i bën nder xhazit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ashtu si idhujt e saj të xhazit, të shprehur në tekste që ishin shkruar kryesisht për ta, Amy shprehu pakënaqësinë e saj ndaj romancës. Ajo e bëri këtë me terma të drejtpërdrejtë e bashkëkohorë, dhe me fjalët e pakompromis të tyre, por emocionet ishin të sajat. Nuk janë vetëm përvojat e saj personale që e shqetësojnë, siç e tregon qartë kënga “F__k Me Pumps”, e dedikuar një aktoreje. Albumi ka gjithashtu një ndikim të fortë hip-hop dhe R&B, deri te souli modern. “In My Bed”, ku Amy qorton një të dashur që bëhet emocional në lidhje me seksin, “Take the Box” e zymtë dhe “What Is It About Men” e ftohtë e e pamëshirshme, janë të denja për më të mirën e soul-it amerikan dhe botëror të viteve 2000.

“October Song” i ndërthur pa mundim dy fijet e saj muzikore, duke iu referuar idhullit të saj (Sarah Vaughan) mbi një ritëm të lehtë breakbeat, ndërsa shoqërohet me akorde xhazi. Kënga është një pranim i vetëdijshëm i “September Song” të Kurt Weill-it, një këngë standarde e kënduar nga Frank Sinatra, një nga frymëzimet për titullin e albumit, disqet e të cilit luheshin nga i ati i Amy-t gjatë fëmijërisë së saj.

“Help Yourself”, një këngë për burrat që nuk ia dalin në jetë, është një tjetër bashkim i përsosur i tregimeve jetësore dhe i zhanrit. Megjithëse këtë herë elementi R&B i është afruar më shumë muzikës soul të viteve ’60 dhe ’70, me një ritëm shumë pranë atij klasik të Motown-it, ai jep një ndjesi përtacie që të kujton klasikën e Timmy Thomas, “Why Can’t We Live Together?”.

Amy Winehouse në Coachella, në vitin 2007, me të dashurin e saj Blake Fielder-Civil dhe miken Kelly Osbourne Foto: Kevin Mazur/WireImage

Ky ndryshim shumë delikat dhe shumë shpirtëror do të ushqente së shpejti realizimet që do ta çonin Amy-n drejt famës së madhe. Vetë Amy nuk ishte plotësisht e kënaqur me albumin debutues, duke ndjerë se kishte humbur disi kontrollin mbi krijimin dhe paraqitjen e tij. Kjo ishte ndoshta e pashmangshme, pasi Winehouse ishte një artiste e re dhe pesë producentë morën kredi së bashku me vetë Amy-n. Për më tepër, ajo ende po e formësonte tingullin e saj, muzat e saj ishin kryesisht djem nga takime romantike që kishin dështuar, duke sjellë kujtime të këqija, ndërkohë që ndikimet e saj muzikore po ndryshonin me shpejtësi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi debutues i Amy-t ende thotë shumë për të dhe ofron një periudhë interesante e shumë emocionale në jetën e saj. Fokusi i pakursyer tek vetja, që më vonë do të dilte në pah në “Rehab”, është i pranishëm edhe këtu, bashkë me përbuzjen e saj për ata që nuk mund të përballonin zakonet e saj. Është ai zë: i harlisur, i ngrohtë, intensivisht personal, që rrëfen jetën intime të një gruaje të re në detaje, pa nevojën e një fashe të butë për plagët e saj. Muzika mund të jetë e qetë, por krenaria e saj prej luaneshë është e mprehtë.

Albumi nuk është i përsosur – por papërsosmëritë janë njerëzore. Amy nuk u turpërua nga të metat e saj dhe i zbuloi ato këtu, së bashku me shpresat dhe komentet e saj ironike. Duke reflektuar vetë artisten, albumi i parë i Amy Winehouse ishte i guximshëm, i ëmbël dhe i hidhur, i palëkundur dhe tërësisht i sinqertë. Kur Amy publikoi albumin e saj të parë, ajo ishte vetëm 20 vjeçe, por tregoi se kishte talent përtej moshës. Albumi ishte i vetmi që ajo realizoi duke qenë plotësisht esëll dhe nuk e bëri Winehouse një emër të njohur, por palajmëroi se ajo do të mbetet përgjithmon në analet e xhazit.

Kur Kompania Island Records njoftoi se Amy Winehouse do të publikonte albumin e saj të dytë, “Back to Black”, një ndjesi pritjeje e ethshme përfshiu ata që kishin ndjekur karrierën e saj tashmë trevjeçare. Suksesi i albumit “Frank” bëri që pritjet e publikut për “Back to Black” të ishin të konsiderueshme, por askush nuk mund të parashikonte se sa rrënjësisht i ndryshëm do të ishte albumi i ri, si për nga tingulli, ashtu edhe për nga temat që trajtonte.

Atmosfera e optimizmit nga albumi i parë u zëvendësua nga një nuancë shumë më e errët, autobiografike, që eksploronte trazirat emocionale të përjetuara nga këngëtarja në atë periudhë të jetës së saj. Edhe pse hiti më i madh i albumit ishte kënga “Rehab”, që flet për betejën e Winehouse me varësinë në jetën reale, guri themeltar i albumit ishte kënga titullare, një simfoni katarsike e trishtimit, e bashkëshkruar nga Winehouse me Mark Ronson, producentin amerikan të lindur në Londër, i cili ishte producent i gjashtë nga njëmbëdhjetë këngët e albumit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke përdorur fjalën black (“zi”) si metaforë për humnerën e depresionit, “Back to Black” (Kthimi në të zezë) është një portret i zymtë e i pikëlluar i një zemërthyerjeje, i frymëzuar, nga pabesia e dikujt ndaj saj. Orkestrimet e trishtueshme dhe një zile ogurzezë krijojnë një atmosferë funerale, e cila bie në kontrast të fortë me një sfond muzikor të këndshëm, me prirje retro, të frymëzuar nga popi i viteve ’60 dhe “muri i tingujve” të producentit të famshëm Phil Spector.

“Ata u përpoqën të më dërgonin në rehabilitim,” vajton Amy Winehouse në këngën hapëse “Rehab”. Tema nuk është tipike për një këngë pop, por Winehouse nuk është këngëtare tipike pop. “Rehab” hap në mënyrë perfekte albumin “Back To Black”, pasi përcakton tonin e tij që nga nota e parë. Ndërsa shumë dëgjues do të përqendrohen te lufta e Winehouse me varësitë e saj dhe ndoshta nuk do ta pëlqejnë “Rehab” për qasjen e saj të drejtpërdrejtë ndaj një çështjeje kaq serioze,

Producenti Mark Ronson i tha Zane Lowe të Apple Music se gjatë kompozimit të këngës “Winehouse nuk po përdorte drogë dhe ai mendonte se ato ditë ajo i kishte lënë pas vete”. Nëse jo gjë tjetër, kjo deklaratë e Ronson ofron një pasqyrë unike të procesit të shkrimit dhe inçizimit të kësaj kënge autobiografike.

“You Know I’m No Good” ka një hyrje të jashtëzakonshme me bas, të ngjashme me shumë cikle klasike hip-hop, por është ngjyresa xhaz e këngës ajo që prek shpirtin. Vokali i Winehouse është në qendër të vëmendjes, ndërsa miksimi është krejtësisht perfekt, me muzikantët që mbushin pjesën tjetër të skenës sikur të performonin drejtpërdrejt në një klub xhazi intim. Seksioni i instrumenteve frymorë është madhështor, veçanërisht në solo. Pa dyshim, “You Know I’m No Good” është një nga këngët më të mira të albumit “Back To Black”. Prodhimi dinak i Ronson-it siguron pjesën më të madhe të zgjuarsisë së albumit: Sfondi i vjetër i këngës “Me & Mr. Jones” është veçanërisht i zbehtë kundër vargjeve të dykuptimshme janë vetëm një gjë e rastësishme që në rastin e Whinhose funksionojnë shumë mirë, ndërsa ajo përshkon një rrugë të vjetër lirike drejt rehabilitimit klinik dhe romantik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Prandaj këngë si “Love Is a Losing Game” janë plot me pendime, edhe pse Winehouse refuzon të zhytet plotësisht në vetëmëshirë. Megjithatë, siç mund të pritet pas këngës “Rehab”, Winehouse e kalon pjesën më të madhe të “Back to Black” në mbrojtje, duke u përpjekur të shpjegojë pse ka qëndruar me të njëjtin njeri që i ka bërë keq. Në “Wake Up Alone”, ajo me një sinqeritet të pastër, sjell temat e përjetshme të muzikës soul, ku dy shpirtra i njohin të metat e njëri-tjetrit deri në dhimbje fizike.

Amy winehouse ne paraqitje te ndryshme

Winehouse ishte e bekuar me një zë të fuqishëm, që arrin të shndërrojë edhe ndjenjat e përditshme në deklarata mbresëlënëse. Ajo mund të jetë zemërthyer, por e përdor atë dhimbje duke i kthyer plagët emocionale në pjesë të këngëve të saj — dhe, edhe kur duket si marrësja mazokiste e çdo goditjeje, kjo është pjesë e forcës së saj artistike. Vetëm në këngën e fundit të albumit, “He Can Only Hold Her”, Winehouse kalon nga veta e parë në vetën e tretë: “unë” dhe “mua” i lënë vendin “ai” dhe “ajo”, duke sugjeruar se më në fund është bërë një vëzhguese objektive, e aftë të shohë problemet e saj personale ashtu siç janë. “Ai përpiqet ta qetësojë, sepse ajo që është brenda nuk vdes kurrë”, këndon ajo — dhe nga kjo qasje e re mund të supozojmë se Winehouse ka tentuar të ecë përpara.

“Back to Black” kryesoi listën evropiane të 100 albumeve më të mirë për 13 javë jo të njëpasnjëshme, ndërsa arriti vendin e parë në disa vende evropiane si Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Irlanda dhe Zvicra. Albumi u certifikua tetë herë Platin nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike dhe është shitur në më shumë se 20 milion kopje.

Pas publikimit të albumit Back to Black, kompanitë diskografike filluan të kërkonin artiste femra më eksperimentale. Albumi ndihmoi që Adele, Duffy, VV Brown, Florence and the Machine, La Roux dhe Little Boots të nënshkruajnë kontrata me shtëpi diskografike të mëdha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

New York Daily News publikoi një artikull që i atribuonte valës së vazhdueshme të artisteve britanike femra, të cilat kanë pasur sukses në Shtetet e Bashkuara falë Amy Winehouse-it.

Charles Aaron, redaktor i muzikës në revistën Spin, u citua duke thënë: “Amy Winehouse ishte momenti “Nirvana” për të gjitha këto gra nga Britania”. Është mahnitëse se sa nominime dhe fitore ka marrë Amy Winehouse me vetëm dy albume të realizuara. Ndër çmimet dhe vlerësimet për albumin e saj debutues “Frank”, Winehouse fitoi çmimin Ivor Novello nga Akademia Britanike e Këngëve për Këngën më të Mirë Bashkëkohore “Stronger Than Me”, nominim për çmimin Brit si Artistja më e mirë solo Britanike dhe përfshihet në librin e Robert Dimery të vitit 2006 “1001 Albume që duhet t’i dëgjosh para se të vdesësh”.

Albumi “Back to Black” mori nominime për dy Brit Awards (për Albumin më të Mirë Britanik) dhe fitoi çmimin për Artisten më të Mirë solo britanike, gjashtë Grammy Awards (duke përfshirë pesë fitore), katër Ivor Novello Awards, katër MTV Europe Music Awards, tre MTV Video Music Awards, tre World Music Awards, si dhe u nominua për Mercury Prize (Albumi i Vitit) dhe një çmim MOBO (Artistja më e Mirë Britanike).

“Back to Black” ruhet në Regjistrin Kombëtar të Regjistrimeve të Shteteve të Bashkuara nga Biblioteka e Kongresit në vitin 2025.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 23 korrik 2011, Amy Winehouse u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër. Vdekja e saj u konfirmua disa ditë më vonë, kur një hetim mbi trupin e saj tregoi se ajo kishte ndërruar jetë për shkak të një mbidoze aksidentale me alkool; ajo ishte vetëm 27 vjeç. Ajo u bë njëra nga legjendat e “Klubit 27” (përfshirë Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janis Joplin etj.).

Si personazhe të famshëm, ashtu edhe fansa, i bënë homazhe artistes përmes koncerteve, vizualeve dhe duke bërë që çdo këngë e saj të renditej në lista muzikore në javët pas vdekjes së saj. Artistë si Green Day dhe Mark Ronson i dedikuan këngë dhe albume në nder të saj.

Homazhe i bënë edhe Adele, Duffy, Lady Gaga, John Legend, Bruno Mars, Lana Del Rey, Sam Smith, Florence Welch, Halsey, Alessia Cara, Estelle, Daya, Jorja Smith dhe shumë të tjerë., Lauren Jauregui dhe Billie Eilish kanë pranuar se Amy Winehouse ishte ndikimi kryesor në krijimtarinë e tyre dhe figura që u hapi rrugën karrierës së tyre. Patti Smith, figurë e rëndësishme në punk dhe rok, e cila i përkiste disa gjeneratave para saj, shkroi këngën “This Is the Girl” si një homazh për Winehouse, ndërsa grupi rok Green Day shkroi këngën në nder të saj me titullin “Amy”.

Paraqitja e fundit e Amy Winehouse në Beograd, 2011

Që nga viti 2011, familja e saj ka themeluar Fondacionin Amy Winehouse, një organizatë e dedikuar për të ndihmuar të rinjtë që vuajnë nga problemet e varësisë. Ata gjithashtu kanë ndihmuar në prodhimin e disa dokumentarëve lidhur me Amy Winehouse, duke përfshirë: “Amy” (2015), “Amy Winehouse – Back To Black” (2018) dhe “Reclaiming Amy” (2021).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me lejen e prindërve të saj, Mark Ronson dhe Salaam Remi kanë publikuar një album postum në nder të Winehouse. Më 14 shtator 2011, tre muaj e gjysmë pas vdekjes së saj, u publikua kënga me titull “Body and Soul” me Tony Bennett.

Ky incizim ishte kënga e fundit që Winehouse incizoi. Më 2 dhjetor 2011, u publikua albumi “Lioness: Hidden Treasures”. Ai përmban 12 këngë, që përfshijnë këngë origjinale, versione dhe demo. Albumi arriti kulmin në top-listat e 29 vendeve dhe fitoi gjithsej 18 tituj RIAA Platinum. Ky album përfaqëson atë që do të kishte qenë albumi i saj i tretë në tërësi.

Jeta e Amy Winehouse ishte e trishtueshme, por e kuptueshme për shumë njerëz. Ajo u përball me vështirësi si publikisht, ashtu edhe në jetën private, dhe për fat të keq humbi jetën për shkak të demonëve të saj. Nëse Nina Simone do të ishte gjallë, në këngën e saj “Stars”, ku këndon:

“Po përpiqem ta tregoj historinë time, Janis Ian e tregoi shumë mirë, Janis Joplin e tregoi edhe më mirë, Billie Holiday madje e tregoi edhe më mirë”, Simone me siguri do të shtonte edhe emrin e Amy Winehouse. Dhe kjo do të ishte e drejtë – Amy padyshim e meriton vendin mes tyre./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tingujt e lirisë, udhëtimi, kontributi dhe trashëgimia muzikore e popullit rom
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga proto punku deri te grunge, trashëgimia e pashueshme e Iggy Pop
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
TAGGED:Amy WinehouseBack to BlackLove is a losing gamemuzikepeopleRehabRnBSingertopTophomeValeriexhaz

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot mbahet edicioni i nëntë i Maratonës së Tiranës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

“Kosovarja” e fotografit Afrim Hajrullahu – Një homazh artistik për forcën, qëndresën dhe dashurinë e gruas kosovare

43 Shikime
People

Steve Jobs, fytyra e re e monedhës amerikane

20 Shikime
People

Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?