Më 15 korrik ka filluar Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar.
Organizatorët kanë njoftuar se po mbajnë qëndrim kundër pabarazisë sistematike dhe diskriminimit gjinor.
“Festivali ynë është një vend i shenjtë për imagjinatën radikale, ku sfidohet status quo-ja dhe mbështeten ide të reja progresive”, thuhet në websit-in zyrtar.
Sipas njoftimit, Anibar do të vazhdojë të mbrojë një shoqëri të ekuilibruar dhe të shëruar, duke krijuar hapësirë për diskutime mbi barazinë, autenticitetin dhe përmbushjen personale, lirinë dhe mirëqenien e çdo individi.
“Ftojmë të gjithë të bashkohen me ne gjatë shtatë ditëve të festivalit për të shkatërruar Patriarkatin duke kuptuar shkaqet e saj dhe duke protestuar efektet e saj, përmes një programi të kuruar me kujdes filmash, prezantimesh, panelesh diskutimesh, aktivitetesh edukative, muzikës dhe më shumë”, thuhet në qëndrimin e publikuar.
Anibar do të mbahet në Pejë, deri më 21 korrik. /Katror.info
Përgatiti:
