Festivali ‘BeerFest’ në Prishtinë, i cili u prit të fillonte sonte, u anulua për shkak të motit të keq.
Në rrjetin social instagram ‘BeerfestKosova’ bëri të ditur se nata e parë do të zëvendësohet më 11 korrik me të njëjtin organizim artistik.
”Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, me keqardhje ju njoftojmë se eventi i sonte BeerFest është anuluar. Siguria dhe kënaqësia juaj janë prioritetet tona kryesore dhe ne duam të sigurojmë përvojën më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Katror.info
Përgatiti:
