Apple iPhone 15 Pro Max nuk është një telefon i lirë, por patjetër do t’ju zgjasë disa vite. Ky sigurisht nuk është rasti me kopjen e tij me çokollatë.
Kompania Caviar është e njohur për projektet e saj të pazakonta të personalizimit të produkteve të mëdha teknologjike, veçanërisht të telefonave.
Këtë herë, pikërisht në kohën e festave të fundvitit, Caviar prezantoi iPhone 15 Pro Max me çokollatë. Është interesante se çmimi i produktit është i njëjtë me modelin bazë të telefonit të vërtetë.
Caviar ka krijuar dhe lëshuar në shitje një iPhone 15 Pro Max të ngrënshëm, të krijuar nga çokollata dhe ari i ngrënshëm.

Kompania thekson se kjo çokollatë përbëhet nga të paktën 68% kokrra kakao dhe ka një “shije harmonike të biskotave me bajame, me nota delikate kremoze”.
Çmimi i këtij prodhimi është “vetëm” 1,100 dollarë, që është 99 dollarë më pak se çmimi me pakicë që Apple kërkon për iPhone 15 Pro Max origjinal 256 GB.
Sigurisht, iPhone me çokollatë nuk mund të ruajë 256 GB të dhëna, nuk mund të bëjë telefonata apo të fotografojë dhe do të zhduket brenda pak çastesh (nëse e hani ose shkrihet). /Katror.info