Arian Mavriqi, fotografi i mirënjohur nga Kosova, është dëshmia më e mirë që fotografia nuk është thjesht një shkrepje, por një histori, një ruajtje dhe një mision.
Këtë fundjavë, ai prezantoi punën e tij përpara publikut grek në Selanik, përmes një ekspozite personale.
Këtë e bëri të ditur “Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë” përmes një njoftimi në rrjete sociale.
“Këtë fundjavë në Selanik, Ariani, në një ekspozitë personale përpara publikut grek, prezantoi disa nga fotografitë e shpendëve dhe kafshëve në habitatet e tyre natyrore”, thuhet në njoftim.
Në njoftim u theksua se ekspozita e Arianit përmbante një koleksion të veçantë fotografish që paraqesin shpendë dhe kafshë në habitatet e tyre natyrore.
Në të u vlerësuan jo vetëm aftësitë e tij të jashtëzakonshme si fotograf, por edhe përkushtimi i tij për promovimin e pasurive natyrore të Kosovës.
Prej vitesh, Arian ka dokumentuar dhe vazhdon të dokumentojë botën e egër të shpendëve dhe kafshëve, duke promovuar kështu biodiversitetin e pasur të Kosovës.
Me zgjerimin e arritjeve të tij në nivel ndërkombëtar, imazhet e Arianit nuk janë vetëm frymëzuese ato nxisin veprim, duke e bërë atë jo vetëm fotograf, por edhe një zë të fuqishëm për biodiversitetin unik dhe të çmuar të Kosovës. /Katror.info
Përgatiti:
