katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    7 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    7 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    7 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    16 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    13 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Arian Mavriqi promovon biodiversitetin e Kosovës në Hungari
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Arian Mavriqi promovon biodiversitetin e Kosovës në Hungari

Last updated: 14/05/2025 10:04 AM
132 Shikime
Shpërndaje
Foto nga Ekspozita e Mavriqit në Hungari - Ambasada e Kosovës në Hungari.
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Arian Mavriqi promovon biodiversitetin e Kosovës në Hungari

Flora dhe fauna e pasur e Kosovës u sollën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përmes ekspozitës së fotografit të njohur kosovar, Arian Mavriqi, e cila u hap më 12 maj 2025 në Universitetin e Bujqësisë dhe Shkencave të Jetës në Gödöllő, Hungari, shkruan Katror.info.

Te gjithë e njohim si njëri ndër promovuesit më të mëdhenj të jetës së egër të Kosovës në rajon dhe më gjerë, Mavriqi këtë herë prezantoi një koleksion të pasur fotografish që pasqyrojnë biodiversitetin unik të vendit tonë.

Foto nga Ekspozita e Mavriqit në Hungari – Ambasada e Kosovës në Hungari.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me profesorin Miklós Heltai, drejtor i Universitetit të Wildlife në Gödöllő dhe një bashkëpunëtor i Mavriqit në fushën e fotografisë së botës së egër. “Ideja për këtë ekspozitë lindi së bashku me profesorin Heltai. Nga ai kam mësuar shumë, pasi që ai është drejtor i Universitetit të Wildlife në Gödöllő”, u shpreh Mavriqi për Katror.info.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Ngjarja kulturore u prit me entuziazëm dhe interes të lartë, ku morën pjesë studentë dhe pedagogë nga mbi njëzet nacionalitete të ndryshme, të cilët studiojnë në këtë universitet prestigjioz hungarez. Sipas Mavriqit, ekspozita ka zgjuar kureshtjen dhe habinë e publikut, sidomos për speciet e rralla të prezantuara nga Kosova.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto nga Ekspozita e Mavriqit në Hungari – Ambasada e Kosovës në Hungari.

“Shumë prej të pranishmëve shprehën dëshirën ta vizitojnë Kosovën për t’i parë nga afër dhe për t’i fotografuar vetë këto specie,” tha më tej Mavriqi, duke theksuar potencialin që ka natyra e Kosovës për turizmin ekologjik dhe shkencor.

Në kuadër të kësaj vizite, Mavriqi ka realizuar gjithashtu xhirime dhe fotografi për një dokumentar të ri mbi jetën e egër në Hungari, i cili pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest. Ky projekt do të shërbejë si një tjetër urë lidhëse mes dy vendeve dhe një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ndër-institucional në fushën e mjedisit dhe kulturës.

“Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se gjatë qëndrimit tim në Hungari kam realizuar disa xhirime dhe pamje të veçanta për një dokumentar mbi jetën e egër në këtë vend. Ky dokumentar pritet të publikohet së shpejti, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Hungari, duke vazhduar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin me të njëjtin universitet”, u shpreh Mavriqi.

Gjithashtu, i pranishëm në ekspozitë ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Hungari, z. Delfin Pllana, dhe në fjalën e tij vlerësoi punën e Mavriqit, duke e cilësuar ekspozitën si një dritare të hapur për Kosovën dhe pasuritë e saj natyrore.

Ngjarja u përcoll me një koktej të organizuar nga universiteti dhe komuniteti i studentëve kosovarë në Gödöllő, me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës. Të ftuarit patën rastin të shijojnë verëra dhe ushqime tradicionale nga Kosova, duke i dhënë kësaj ekspozite një karakter të plotë kulturor dhe përfaqësues.

Ekspozita e Arian Mavriqit nuk është vetëm dëshmi e bukurive të natyrës së Kosovës, por edhe një mjet i fuqishëm i diplomacisë kulturore dhe mjedisore, që forcon lidhjet mes popujve përmes artit dhe dashurisë për natyrën./Katror.info.

TAGGED:ambasada e kosoves ne Hungariarian mavriqibashkepunimifaunafloraHungarilajme të miratop3tophome2Universiteti i GödöllőWildlife Photography

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Donjeta Sadiku kalon në gjysmëfinale të Kupës Botërore në Poloni
Artikulli i ardhshëm 16 skuadra janë kualifikuar tashmë në Champions League 2025-26

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

8 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

51 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?