Këngëtari dhe kantautori i njohur Armend Rexhepagiqi ka performuar për herë të parë në qytetin bregdetar të Ulqinit, në një mbrëmje muzikore të organizuar nga Komuna dhe Organizata Turistike e Ulqinit. Koncerti u mbajt në ambientin piktoresk pranë Kalasë së Ulqinit, ku Rexhepagiqi solli një përzgjedhje të hiteve të tij më të njohura.
Në një moment të veçantë të mbrëmjes, ai i kushtoi një nga këngët babait të ndjerë, Jashar Rexhepagiqi, duke theksuar se ishte hera e parë që këndonte në vendlindjen e tij në Mal të Zi.
Koncerti zgjati rreth një orë e 15 minuta dhe u shoqërua nga një orkestër nën drejtimin e maestros Edon Ramadani, duke sjellë atmosferën e një performance të ngjashme me atë të mbajtur më herët në Prishtinë./Katror.info