Arnold Gjergjaj me meçin e fundit ka bërë një rikthim të shkëlqyer në boks, duke regjistruar fitoren e 38-të të karrierës kundër Dominic Vial të shtunën.

Ai arriti të mposhtë boksierin gjerman në raundin e dytë, duke siguruar kështu edhe titullin WBF Intercontinental në kategorinë e peshave të rënda.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe të gjithë sponsorët e mi që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim”, ka shkruar pas fitores vetë boksieri./Katror.info