Policia e Kosovës ka arrestuar një person në një qendër votimi në Gjilan, i dyshuar për fotografimin e fletës së votimit.
Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti, i cilësuar si “cenim i fshehtësisë së votimit”, të trajtohet në procedurë të rregullt, shkruan Katror.info.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35,Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërejtur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës”, njoftoi PK-ja. /Katror.info