Taylor Swift do të ulet pranë Lana del Rey në ceremoninë e ardhshme Grammy, e cila do të zhvillohet në Crypto.com Arena në Los Angeles, duke shënuar vitin e 66-të eventit madhështor dhe mjaft të rëndësishëm në botën e muzikës. Dyshja janë në mes të mosmarrëveshjes midis Universal Music Group (UMG) dhe platformës kineze të mediave sociale, TikTok, mbi të drejtat për muzikën e prodhuar pasi kontrata midis UMG dhe TikTok skadoi më 31 janar 2024.
Pra, ato do të ulen së bashku në shfaqjen e çmimeve muzikore që shumë presin që Swift të dominojë në vazhdën e turneut të saj Eras që thyen rekord dhe filmit të saj të të njëjtit turne, i cili fitoi afërsisht 250 milionë dollarë në arkë.

CBS zbuloi se dyshja do të ulen pranë njëra-tjetrës përmes Instagramit me dy karta që mbajnë emrat dhe fytyrat e tyre të lidhura në dy karrige paralele dhe të mbajtura nga një copë elastike/varg blu. Artistet janë mikesha prej kohësh, janë takuar që në vitin 2012 dhe përfaqësohen nga UMG.
Ulja e tyre mund të jetë një mesazh dhe lojë fuqie nga dyshja dhe përfaqësuesi i tyre, UMG, për t’i treguar TikTok llojin e artistëve nga të cilët po ndahen dhe llojin e ndjekësve dhe vëmendjes që do të tërheqin. /Katror.info
Përgatiti:
