katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e diasporës si votues
    6 hours ago
    KQZ sot shqyrton programet dhe procedurat zgjedhore
    8 hours ago
    Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Merdar
    9 hours ago
    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    PriFest hapet me premierën botërore të filmit ‘Bear Hug’ të Ilirjan Himaj
    3 hours ago
    590 milionë orë vullnetarizëm në Zvicër, 86% e popullsisë kontribuon
    5 hours ago
    Donjeta Sadiku po përgatitet për shkëlqim në Liverpool
    6 hours ago
    70 vite nga ndeshja e parë ndërkombëtare – ‘4 Çerekët’ sjell historinë e basketbollit kosovar
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    5 hours ago
    BBC shtyn dokumentarin për Ozzy Osbourne
    8 hours ago
    Koncert solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    4 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    5 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    3 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    8 hours ago
    Norwich Castle Keep rihap dyert pas restaurimit 37 milionë dollarësh
    8 hours ago
    Pse “koha më e mirë për të vizituar” nuk vlen më?
    8 hours ago
    5 vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
    10 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Art, muzikë, trashëgimi dhe modë – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Fun

Art, muzikë, trashëgimi dhe modë – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

Last updated: 25/08/2025 9:47 AM
10 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Shpejt po na ik vera. Kanë mbetë pak ditë për ngjarje nën qiell të hapun, por pa merak: top lista Monday Marks ka plot propozime se ku me shku, çka me pa, ku me kcy e çka me veshë këtë javë!

Ky fundgusht ka ngjarje që s’bon me i humbë nëse i keni kry pushimet, prej Prishtinës e deri në Tetovë. Me 27 gusht osht Roja e Natës në Muzeun e Artit Amerikan: film arkivor, histori MoMA-je dhe art modern me m’su pak për artin e mas Luftës së Dytë Botnore. Me 30 gusht, ZONE vazhdon me festu 15-vjetorin me tre DJ, groove, techno, piano live dhe kcim deri n’sabah. Po atë ditë hapet edhe Pema e Jetëve, memorial artistik për temën pikëlluese të personave të zhdukun.

Ulpiana Fest sjell art, gastronomi dhe histori antike për fëmijë dhe të rritun. NET-RRJET 13 në Rezidencën 17 sjell punëtori kreative me materiale, ushqim dhe pijë të përfshirë. Mandej me 26 gusht po festohet Dita e Pavarësisë së Ukrainës në Europe House me ekspozitë, film dhe diskutim.

Mundesh me e lexu edhe…

Plus, mos harroni se po hapet hapsina Kometa nga QIKA, vend ku munesh me kcy, këndu dhe me mbështetë bibliotekën feministe. Dhe për ata që po dojnë hala kreativitet n’jetë, keni punëtoritë e upcycling në Tetovë, Prishtinë e Shkup. Krejt n’fund, po ju rekomandojmë pak modë neopunk nga Leonita Muja Studio për look që e kap syrin kudo n’qoshe të errëta të shehrit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pra edhe një Monday Marks me art, muzikë, histori, modë. E na shkum pak në pushim se nga e premtja e 29 gushtit po fillojmë me sezonin 3 të podkastit Suzanne. YEEAH!

Me këqyr, lexu e diskutu: Roja e Natës në Muzeun e Artit Amerikan / CCA Stacion, Prishtinë

Më 27 gusht, n’ora 21:00, në Prishtina Museum of American Art që operon në kuadër të qendrës së artit Stacion, po organizohet një “natë vigjile me projeksion filmi dhe diskutim mbi trashëgiminë franceze të programit ndërkombëtar të MoMA-s.” Eventi osht i fokusum te ekspozitat që mas Luftës së Dytë Botnore kanë pru në Europë emra si Rothko, O’Keeffe dhe Pollock, tu e ndryshu përgjithmonë peizazhin global të artit modern. Ka m’u shfaqë filmi arkivor Expositions de Paris – 50 years of art in the United States (1955), i shoqnum me një hymje historike mbi lidhjet mes Parisit dhe vizionit të hershëm të muzeut të famshëm MoMA. Super event për artistë, studiues dhe dashamirë të artit me mësu për mënyrën qysh modernizmi amerikan u eksportu dhe u prit në Europë.

Me kcy e me festu: 15-vjetori i Zone – “From smiles to heartbeats” / Zone Club, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 30 gusht, festimet e ditëlindjës së 15-të të ZONE po vazhdojnë: tash me tre DJ që dijnë qysh me dhezë energjinë e me mbushë natën me ritëm: And Hazel sjell do house me soul dhe groove të thellë, Lola Bozzano lun me techno t’përzime me melodi dhe piano live, ndërsa dosti jonë Noki nga Kosova osht i njoftun me vajbin ku publiku ndihet si familje. Setet e tyre janë një udhëtim i mirë për vikend: ngadalë fillojnë, ama kur shpërthejnë nuk të lojnë mu ulë mo.

Me kujtu dhe mos me harru: Inaugurimi i Memorialit “Pema e Jetëve” / Bulevardi Xhorxh Bush, Prishtinë

Më 30 gusht 2025, ora 18:00, në Platon mbi parkingun nëntokësor pranë Sheshit Xhorxh Bush, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ju fton në inaugurimin e përmendores publike “Pema e Jetëve”. Në shikim t’parë ky osht një trung i thjeshtë peme, i premë por diqysh hala në kambë, me rrajt e ekspozume, memoriali mishnon pezullimin e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë 1998–2000. Konceptume nga Dea Gjinovci dhe Armand de Benoist de Gentissart, “Pema e Jetëve” nuk osht një simbol i përfundimit, por i ndërpremjes: një plagë e hapun në vazhdimësinë e jetës dhe të përkatësisë. Nuk osht ngjarje me festu, por prapë e randësishme për me kujtu e mos me harru.

Me përjetu: Ulpiana Fest / Parku arkeologjik Ulpiana, Graçanicë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky festival osht koxha i veçantë në skenën kulturore të Kosovës: i pari i këtij lloji, ai synon me zgju kureshtjen dhe me nxitë vetëdijen për randësinë e trashëgimisë kulturore, me fokus të veçantë në lokalitetin arkeologjik Ulpiana. Përmes një qasjeje që bashkon shkencën dhe artin, Ulpiana Fest na fton me kuptu më shumë rreth jetës së banorëve të Dardanisë antike nëpërmjet një programi me punëtori të ndryshme arti, gastronomi, shfaqje teatrale dhe film, sporte tradicionale. Mbahet me 30 dhe 31 gusht dhe osht ngjarje super sidomos për fëmijë.

M’u inspiru: Edicioni 13 i NET-RRJET / Rezidenca 17, Prishtinë

A keni qef me përjetu një atmosferë kreative, m’i shprehë idetë e tua dhe mu frymëzu nga artistë të ndryshëm? Atëherë kjo punëtori shumëditore osht bash për juve. Organizata Expoart.40 e ka marr përsipër krejt organizimin, te lokacioni i Rezidencës 17 në Tokbashqe dhe kujdesen për gjithçka: materialet e punës, ushqimi dhe pijet, ju veç bireni kreativitetin e juj. Punëtoria osht nga 25–29 Gusht 2025, në Rezidencën 17. Masnej ka edhe ekspozitë. Regjistrohu këtu: https://forms.gle/3scETgWyvX8kFziY6.

Me festu dhe me kujtu: Shënimi i Ditës së Pavarësisë së Ukrainës në Kosovë / Europe House, Pristinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Europe House Kosovo dhe Asociacioni Ukrainas i Kosovës “Bridges of Friendship” ju ftojnë në një mbramje të veçantë të artit, filmit dhe diskutimit rreth Ukrainës, për me shënu Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Ngjarja ka mu mbajt më 26 Gusht 2025, në Europe House Prishtina, prej ora 18:00.

Programi përfshin një ekspozitë të veprave të artistëve ukrainas dhe kosovarë, si dhe shfaqjen e filmit dokumentar Winter on Fire: Ukraine’s Fight for Freedom, pasume nga një diskutim i hapun. Një festë kreative e randësishme për me reflektu mbi shpresën e vazhdueshme për paqe n’Ukrainë.

Me festu: Hapja e hapësinës Kometa / Lagjja e artistave, Prishtinë

Organizata QIKA ka kohë që ka andërru dhe punu për me kriju një hapsinë të re, të hapun për krejt komunitetin. Një vend ku mundeni m’u taku, me kriju lidhje të reja, mu frymëzu dhe m’u aktivizu. QIKA ju fton me marr shoqninë dhe për me festu hapjen e Kometës, ku pritet mu mledhë, me punu, këndu, kcy, dhe angazhupër një botë ma të drejtë. E nëse dëshiron me mbështetë bibliotekën e parë feministe në Kosovë, sjell një libër me vete. Ngjarja mbahet këtë të mërkurë me 27 gusht, në orën 19:00, te Lagjja e Artistëve në Ulpianë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me mësu: Punëtori kreative për upcycling të modës / Tetovë

Qe një ftesë e hapun për super punëtori nga shoqja jonë Skytja dhe Studio userfromxk dhe Factory girl. Punëtoria osht për të rinjtë nga Tetova, Prishtina dhe Shkupi me marrë pjesë në një seri workshopesh kreative dhe falas, të dedikume për upcycling – transformimin e veshjeve dhe aksesorëve të vjetër në copa unike, të guximshme dhe me kuptim. Ngjarja e parë mbahet në Tetovë me 28 dhe 29 gusht, masnej në Prishtinë e Shkup. Organizatorët po thojnë se këto punëtori janë për krejt ata që dojnë me shprehë veten, me mësu dhe me eksperimentu, plus nuk kërkohet përvojë e maparshme. Punëtoritë jon për pjesëmarrësit e moshës 18–30 vjeç, dy ditë nga 6 orë për qytet, me materiale të sigurume nga vetë organizatorët dhe pjesëmarrje falas.

Me vesh: Teshat nga studio Leonita Muja / Prishtinë

Qe pak modë neopunk urbane ballkanike nga një studio e veçantë e Leonita Mujës. Ka tesha edhe për femna edhe për mashkuj, me ilustrime kreative, premje t’mira, look atraktiv, t’përshtatshëm si për festivale ashtu edhe për ecje me ritëm të sigurtë, krytë nalt edhe pamje të rrezikshme, n’rrugët e qyteteve tona. Ka edhe aksesorë, lëkura përdoret me bollëk, ama keni edhe sende ma delikate, kjut dhe të lezetshme si bonbona për sy.

Marrë nga Suzanne Podcast.

TAGGED:artFunmodaMonday MarksmuzikerekomandimeSuzanne Podcasttophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm KQZ sot shqyrton programet dhe procedurat zgjedhore
Artikulli i ardhshëm WhatsApp po përgatit një funksion të ri!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Fun

Trendët e dukjes që do të dominojnë në Sunny Hill Festival 2025

46 Shikime
Fun

Sunny Hill Festival – këtë vit me edicionin më të madh ndonjëherë

16 Shikime
Fun

“Fantastic Four” rikthehet me energji të re

38 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?