katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    14 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    16 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    16 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    16 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    16 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    17 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    17 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    19 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Arti në ndihmë të fëmijëve ‘Bashkohu – Shpëto Jetë’ në Prishtinë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Arti në ndihmë të fëmijëve ‘Bashkohu – Shpëto Jetë’ në Prishtinë

Last updated: 09/09/2024 9:19 PM
163 Shikime
Shpërndaje

Koncertet humanitare janë një formë e fuqishme e aktivizmit qytetar, ku arti dhe ndjeshmëria ndaj të tjerëve bashkohen për të sjellë ndryshim.

Një shembull i shkëlqyeshëm është koncerti filantropik “Bashkohu, Shpëto Jetë”, i organizuar nga “Action for Health”. Ky event ka mbledhur artistë të njohur nga Kosova, aktivistë dhe qytetarë të përkushtuar për të ndihmuar fëmijët që luftojnë me kancer.

Aktiviteti, i zhvilluar në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri, ka transformuar Sallën Atelie të Filharmonisë së Kosovës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në një mbrëmje të veçantë, të mbushur me muzikë, emocion dhe solidaritet.

Mundesh me e lexu edhe…

Organizatorja e koncertit, Nezaqete Rukovci, ka theksuar rëndësinë e solidaritetit në këto ngjarje, duke shprehur se ky lloj aktivizmi është një akt i madh zemërgjerësie dhe ndjeshmërie që buron nga përvoja e saj si gazetare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kauzat humanitare dhe ndjeshmërinë me njerëzit i kam edhe si gazetare, vazhdimisht si gazetare që ka përcjellë shëndetësinë dhe politikën sociale kam marrë pjesë në aksione të ndryshme për eliminimin e ndonjë sëmundje, për shënimin e ditëve karakteristike, që janë dediku sëmundjeve të ndryshme, qoftë paralizës së fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara”, shprehet ajo.

Nezaqete Rukovci | Foto: Katror Media

Një vizitë në Klinikën e Pediatrisë e shtyu Nezaqeten, që të ndërmarrë aksionin për ndihmë fëmijëve.

Ajo thotë se për shumë ndryshime në shoqëri nuk duhet të pritet nga institucionet. Shoqëria aktive e ka një rol të rëndësishëm në arritjen e ndryshimeve pozitive.

‘’Sigurisht që shoqëria civile e ka vendin e vet, e ka pjesën e vet, kryesoren atë për vetëdijësim dhe qytetarët po i përgjigjen ftesës për tu bashku në kauzë dhe jemi të kënaqur me përgjigjen, çdo herë që organizojmë, vijnë qytetarë bashkohen dhe i përgjigjen kauzës tonë për të ndihmuar fëmijët edhe familjet”, vlerëson Nezaqetja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Artistët që morën pjesë në këtë koncert sopranoja e mirënjohur Krenare Gashi, e shoqëruar nga Andi Duraku në piano dhe Donjeta Cërmjani në violonçelë, u shprehën se performanca në një koncert të tillë nuk është vetëm një shfaqje artistike, por një akt i pastër humanizmi, një kontribut për një kauzë që prek zemrat e të gjithëve. 

Krenare Gashi | Foto: Katror Media

‘’Sot u ndjeva shumë e lumtur që isha pjesë e koncertit humanitar Action for Health edhe krejt ky muaji shtator është për ndërgjegjësimin për kancer të fëmijëve, e fëmijët janë qenia më e rëndësishme për ne. Është diçka e papërshkrueshme që duhet të bëjmë të gjithën që të mund t’ju ndihmojmë edhe atyre familjeve që ju duhet një përkrahje e madhe në ato rrethana, e bash jam shumë e lumtur që mujta me dhanë edhe unë kontributin tim”, thotë Krenarja.

Foto: Katror Media

“Kur arti është në shpirt, nuk ka nevojë për materializim,” tha Krenarja duke nënvizuar se pjesëmarrja e tyre në koncertin bamirës nuk ka të bëjë me famën apo përfitimet financiare, por me dëshirën për të ndihmuar dhe për të përdorur talentin e tyre për të sjellë një ndikim pozitiv në shoqëri. 

‘’Ne të muzikës klasike, më duket edhe ashtu, nuk është që i materializojmë koncertet më shumë është për artdashësit që e bëjnë këtë punë dhe për ndjeshmërinë që e kemi për artin dhe kulturën, muzikën, kështu që normal jemi gjithmonë të hapur për koncerte bamirësie, dhe patjetër kjo është shumë e mirë dhe me rëndësi”, shprehet ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa pianisti Andi Duraku tha se është një ndjenjë dhe emocion krejt tjetër të performosh në një koncert bamirësie.

Andi Duraku | Foto: Katror Media

“Është me të vërtetë ndjenjë e veçantë dhe emocione komplet të ndryshme me koncertet e tjera, të cilat i kam mbajtur duke marrë parasysh kauza dhe gjithçka rreth organizimit, mënyra e organizimit, bashkëpunimi me kolegët e mia të mrekullueshme, Krenaren dhe Donjetën. Ishte me të vërtetë një përvojë dhe kjo javë me të vërtetë ishte një emocion ndryshe nga secili emocion që kam përjetuar më herët”, thotë ai.

Sipas tij artistët kanë një rol kyç në rritjen e kauzave të tilla me përkrahje si me prezencë ashtu edhe me forma tjera.

Foto: Katror Media

‘’Nuk është hera e parë që unë marr pjesë në një ngjarje të tillë, pasi edhe herë tjera kam bashkëpunuar pikërisht me Action for Health me një datë tjetër të rëndësishme, si dhe kam qenë pjesë e aktiviteteve, vizitave të Klinikës së Pediatrisë së Fëmijëve dhe gjithçka tjetër. Unë mendoj që roli i artistit është shumë i rëndësishëm, andaj nëse e ndajmë një kohë për kauza të tilla është me të vërtetë një përkrahje shumë e madhe ndaj këtyre njerëzve, të cilët me të vërtetë po mundohen kaq shumë”, thotë Andi.

Secili nga pjesëmarrësit kontribuoi me një shumë të pacaktuar, ndërsa eventi u realizua falë donatorëve dhe vullnetarëve të tjerë të cilët kontribuan si në nevojat e koncertit ashtu edhe në mbarëvajtjen e tij. /Katror.info

Edicionin #61 të plotë e gjeni këtu! 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetarandi durakuArtiBashkohu shpeto jeteKoncertkoncert bamiresiekrenare gashinezaqete rukovcipeopletopTophomevullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Terapia gjenetike mund të rikthejë shikimin te fëmijët dhe të rriturit
Artikulli i ardhshëm Vendet e punës me rritjen më të shpejtë në Evropë për vitin 2024

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit

31 Shikime
LajmePeople

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

26 Shikime
People

The Great Gatsby feston 100 vjet

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?