Pilot projekti “Arti në Shkolla” i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë pritet të përfshijë 10 mijë nxënës dhe 15 komuna në aktivitete kulturore një here ne javë.
Nga Ministria e Kulturës njoftuan të enjten, se deri në fund te vitit 2024, me përfundim te këtij projekti pritet që 50 mijë nxënës të arsimit parauniversitar të ndërveprojnë në formë praktike me artin, të paktën njëherë në javë, raporton Katror.info.

Në njoftimin në profilin zyrtar të Ministrisë se Kulturës, u bë e ditur se në takimin e mbajtur me përfaqësues të komunave dhe me këto dy ministri, është diskutuar për zbatimin e mëtutjeshëm të këtij pilot programi./Katror.info