Artisiti shqiptar Petrit Halilaj është nderuar mbrëmë me një çmim të veçantë nga Akademia e Artit në Berlin. Ai u nderua për art pamor për vitin 2023.
Petrit Halilaj është një artist i mirënjohur edhe në Gjermani, e veprat e tij janë prezantuar edhe në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë.

Puna e Petritit është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës dhe përjetimet e tij në të kaluarën, sidomos vitet 1998-1999 në Kosovë.
Ai mbrëmë gjatë marrjes së çmimit paraqiti rrugëtimin e tij jetësor, nga periudha si fëmijë refugjat i zhvendosur nga vendi i lindjes, tek përqafimi i Kofi Annan-it në kampin e refugjatëve në Shqipëri e deri tek qëndrimi i tij në Itali për studime.

Petrit Halilaj ka lindur më 1986, dhe është një artist vizual nga Kosova, që jeton dhe punon ndërmjet Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë.
Puna e tij bazohet në dokumente, tregime dhe kujtime që lidhen me historinë e Kosovës.
Halilaj është gjithashtu mësues në Beaux-Arts de Paris, në Paris, Francë./Katror.info