Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është duke tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura angleze pas një sezoni mbresëlënës me Napolin. Sipas mediave britanike, Tottenham Hotspur dhe Aston Villa janë të interesuara për mbrojtësin kosovar, por klubi nga Birminghami ka ndërmarrë hapin e parë konkret duke i bërë një ofertë zyrtare Napolit.
Rrahmani, i cili është një ndër pikat kyçe të skuadrës italiane dhe vlerësohet lart nga trajneri Antonio Conte, ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e sezonit të kaluar në Serie A, duke ndihmuar Napolin në rrugëtimin drejt titullit të dytë kampion në historinë e klubit.
Trajneri i Aston Villës, Unai Emery, e konsideron Rrahmanin si përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen dhe është entuziast për ta sjellë atë në Premier Ligë. Nuk janë bërë publike detajet e ofertës, por burime pranë lojtarit lënë të kuptohet se 31-vjeçari mund të jetë i joshur nga ideja për të provuar një eksperiencë të re në një nga ligat më elitare të futbollit botëror.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Napoli nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm të heqë dorë lehtësisht nga mbrojtësi, i cili është një nga liderët e prapavijës nën drejtimin e Contes./Katror.info