Atletico Madridi ndodhet përpara një periudhe të ngarkuar, ku brenda një muaji do të përballet dy herë me Real Madridin dhe tri herë me Barcelonën në kompeticione të ndryshme.
Serinë e sfidave e nisin sonte, më 25 shkurt, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, në një ndeshje që do të zhvillohet në “Estadi Olímpic Lluís Companys” nga ora 21:30.
Pas kësaj, më 1 mars, madrilenët presin Athletic Bilbaon në La Liga, për t’u përgatitur më pas për sfidën e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 5 mars në “Santiago Bernabéu”.
Përballja e dytë me Realin vjen më 12 mars në ndeshjen e kthimit të Champions League, ndërsa më 16 mars, Atletico pret Barcelonën në “Wanda Metropolitano” në kuadër të La Ligës.
Seria e sfidave të vështira mbyllet më 2 prill, kur ekipi i Diego Simeones do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër katalunasve./Katror.info