Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur edhe një fitore në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor që po zhvillohet në Krakov të Polonisë.
Lajmon për fitoren e saj e ka ndarë kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton albinfo.ch.
“Luiza Gega triumfon edhe në garën e 5000 m në Kampionatin Europian Ekipor, duke vijuar të mbajë lart flamurin kuqezi”, shkroi Rama.
Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret, me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli./Katror.info
Përgatiti:
