Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nënshkruan marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet dy institucioneve, njofton AUV .
Me këtë marrëveshje, AUV dhe ASK obligohen që shkëmbimin e të dhënave ta bëjnë në mënyrë të rregullt dhe eliminohen procedurat burokratike të deritashme që vononin këtë proces.
Gjatë takimit, Drejtori i AUV-së, Bekim Hoxha, dhe Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, diskutuan edhe për krijimin e një sistemi më të integruar në të ardhmën, ku shkëmbimi i të dhënave të jetë një obligim institucional, pa pasur nevojën e marrëveshjeve të veçanta dhe të dhënat të shkëmbehet në kohë reale. /Katror.info