Para disa ditëve u raportua për tërheqje të Coca-Cola në disa vende të Evropës.
Lamir Thaçi, përfaqësues i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka siguruar qytetarët se deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim për probleme me produktet e Coca-Cola në tregun e Kosovës, edhe pas vendimit të kompanisë për tërheqjen masive të disa produkteve në disa shtete të Evropës.
Ai theksoi në emisionin Dita n’Klan se AUV po e monitoron situatën dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme nëse paraqiten shqetësime në lidhje me sigurinë e produkteve.
Sipas një raportimi të BBC=së, pija më e famshme në botë, Coca Cola, ka tërhequr nga tregu pije nga disa vende të Evropës pasi “përmbajnë nivele më të larta” të një kimikati të quajtur klorat.
Ndërsa kompania e Coa-Cola-s, pati njoftuar se tërheqja u fokusua më tepër në Belgjikë, Luksemburg dhe në Holandë, derisa u tha se pesë linja produktesh ishin dërguar në Britani të Madhe, por që ishin shitur.
Produktet e tërhequra përfshijnë markat Coke, Fanta, Sprite, Tropico dhe Minute Maid, sipas degës në Belgjikë.
Klorati mund të prodhohet kur dezinfektuesi me bazë klori përdoret në trajtimin e ujit dhe përpunimin e ushqimit. /Katror.info
Përgatiti:
