Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș i Republikës së Rumanisë, pas konfirmimit të rasteve të tërbimit (rabies) te kafshët shtëpiake në një fermë familjare të zonës.
Sipas raportimeve zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, ky vendim, i bazuar në Ligjin për Veterinarinë, vlen për gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
AUV ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës, duke informuar rregullisht publikun dhe operatorët ekonomikë për çdo zhvillim të ri. Agjencia gjithashtu thekson bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinar./Katror.info










