katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    5 hours ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    6 hours ago
    IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, këto janë këshillat
    5 hours ago
    Fundjavë me diell – maksimalja 40°C
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    3 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    3 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    6 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    23 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    1 day ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    1 day ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    5 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    3 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    1 day ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    3 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Avni Gallapeni, artisti vizionar që po ndërton urë në mes artit dhe industrisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Avni Gallapeni, artisti vizionar që po ndërton urë në mes artit dhe industrisë

Last updated: 11/01/2025 6:55 PM
286 Shikime
Shpërndaje
FOTO: AVNI GALLAPENI

Në botën moderne, ku arti shpesh qëndron larg industrisë, ekzistojnë individë që i shndërrojnë këto dy fusha në një unitet kreativ.

Një nga ta është Avni Gallapeni, një artist dhe dizajner nga fshati Dobërdelan i Kosovës, i cili me punën dhe përkushtimin e tij ka arritur të nisë një karrierë në skenën ndërkombëtare.

Historia e Avni Gallapenit është një dëshmi e fuqisë së ëndrrave dhe punës së palodhur.

Mundesh me e lexu edhe…

Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura

Ai ka arritur të ndërtojë një urë të fortë midis artit dhe industrisë, duke dëshmuar se këto dy fusha mund të bashkëjetojnë dhe të krijojnë diçka të jashtëzakonshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gallapeni në një intervistë për Katror Media thekson se ndonëse industria dhe arti janë dy fusha të dallueshme me kontraste të theksuara, kreativiteti, vullneti dhe puna e palodhur e bëjnë çdo gjë të mundur.

Rrugëtimi i tij përshkoi një trajektore shumë frymëzuese që nisi në atelenë modeste të babait të tij, vijoi në Qendrën Rinore ‘Shtëpia e Fellbahut’ në Suharekë, pastaj me vizatimet e para në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe arriti suksesin e parë ndërkombëtar me dizajnimin e këpucëve ekskluzive për kompaninë ‘Chair’,  që tashmë shkel skenat prestigjioze profesionale.

FOTO: CHAIR

Avni Gallapeni, një artist i talentuar dhe i përkushtuar, ka kaluar shumë vite duke u përgatitur intensivisht për të ndjekur studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet Baçelor në Dizajn Grafik.

Studimet në Akademi ishin për të një periudhë e artë për zhvillimin e tij si artist. Duke punuar me profesorë dhe studentë të talentuar, ai përvetësoi teknika dhe qasje të reja, të cilat më vonë i aplikoi me sukses në industrinë e dizajnit të këpucëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë kësaj periudhe, ai thotë se ka pasur mundësinë të rritet si artist dhe të zhvillojë aftësi teknike, duke studiuar nën mbikëqyrjen e profesorëve të njohur dhe në një mjedis të pasur me talentë të rinj.

Ky ambient, vlerëson ai,  i ka mundësuar atij të kuptojë dhe të praktikojë teknika të ndryshme, deri sa ato i ka përvetësuar plotësisht.

Ai e quan ‘fat të madh’ mundësinë e të përvetësuarit e të dy aspekteve, atë kreativ dhe teknik.

Aktivitetet e shumta, përfshirë ekspozitat personale dhe kolektive, kolonitë e artit dhe eventet e tjera, kanë pasur një ndikim të madh në zhvillimin e tij profesional.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas përfundimit të studimeve në Prishtinë, Gallapeni filloi punën në fabrikën e këpucëve ‘Solid Shoes’ në Suharekë. Ky ishte momenti kur ai filloi të kombinonte artin dhe dizajnin industrial. Me përkushtim të madh, ai zhvilloi dhe realizoi dizajne që ishin jo vetëm funksionale, por edhe tërheqëse për syrin.

FOTO: AVNI GALLAPENI

Për të, përkrahja ishte thelbësore, si një i ri që sapo kishte përfunduar studimet dhe kishte ëndrra të mëdha e një vizion të qartë, ai ia atribuon një pjesë të suksesit të tij Fabrikës së Këpucëve ‘Solid’, e cila jo vetëm që i hapi dyert, por edhe i besoi punën, dhe i ofroi gjithçka për të cilin kishte nevojë në procesin e punës.

Ky kalim shënoi fillimin e një karriere të re dhe emocionuese.

Përkushtimi i tij kulmoi në vitin 2023 me një projekt madhor; krijimi i një modeli këpuce për ekuipazhin e linjës ajrore ‘Chair Airlines’.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
foto: chair airlines

Ky dizajn u bë simbol i suksesit të tij, duke u përdorur nga stafi i linjës dhe duke arritur dyqanin ekskluziv ‘SneakerZH’ në Cyrih.

Avni Gallapeni në një rrëfim për Katror.info, ndau me pasion procesin e punës së krijimit të dizajneve të ndryshme në të cilat punon ai.

Ai thekson rëndësinë e të kuptuarit të materialeve dhe qasjes së kujdesshme në çdo hap të punës. Nga skicat fillestare deri te produkti final, ai ndjek një metodologji që kombinon estetikën, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë.

Dizajni i tij reflekton një harmoni të përkryer mes këtyre elementeve, duke krijuar produkte që janë tërheqëse dhe të qëndrueshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për të realizuar një këpucë perfekte, ai  thekson rëndësinë e  e të pasurit një ide të qartë dhe të kuptuarit të specifikave të ndryshme që kërkon secili lloj këpuce.

foto: chair airlines

‘’Suksesi në këtë proces kërkon një njohuri të thellë të materialeve dhe proceseve të punës, duke u përpjekur gjithashtu të krijoni një dizajn që është estetik dhe funksional, që është i përshtatshëm për këmbën, i qëndrueshëm ndaj kushteve atmosferike dhe i realizueshëm me një kosto të arsyeshme. Pas krijimit të skicës finale, procesi vazhdon me krijimin e shabllonave dhe prerjen e materialeve, ndjekur nga montimi dhe qepja, derisa testi i produktit të finalizohet dhe korrigjimet e nevojshme të bëhen’’ tha ai.

Ai gjithashtu thekson se aspekti teknik ka një rëndësi thelbësore, nga gjetja e materialeve, krijimi i cilësisë e deri te përpjekja e krijimit të këpucëve të qëndrueshme, ekologjike, të riciklueshme, ortopedike si dhe inovative.

‘’Aspekti teknik është veçanërisht i rëndësishëm në industrinë e këpucëve, pasi realizimi i një produkti të tillë kërkon precizitet maksimal,  sfida më e madhe mbetet gjetja e materialeve të cilësisë më të lartë, të qëndrueshme dhe inovative, si dhe përpjekja për t’i përdorur ato në mënyrë që të ofrojnë një produkt të qëndrueshëm dhe ekologjik, të riciklueshmëm dhe sa më inovative’’ thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një nga projektet më të suksesshme të tij ishte krijimi i një linje këpucësh që fillimisht ishte menduar për përdorimin e brendshëm të personelit të kompanisë ‘Chair’, por më vonë mori një vëmendje të madhe nga publiku.

Këpucët u shitën ekskluzivisht në dyqanin e njohur në Cyrih, ‘Sneakerzh.ch’, dhe kjo ka sjellë një numër të madh komentesh pozitive nga përdoruesit.

Ai ndihet i kënaqur kur sheh njerëz që mbajnë këpucët e tij, të lumtur dhe pa e ditur se ato janë krijuar nga ai.

‘’Kënaqësia më e madhe është ku i sheh që njerëzit kanë mbathur këpucët e dizajnuara nga unë’’ thekson ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo këpucë, varësisht nga lloji mund të prodhohet në bashkëpunim me partnerët e Gallapenit në Kosovë, Itali, Turqi dhe Portugali, ndërsa momentalisht është duke punuar në një koleksion të ri për një kompani të njohur gjermane.

Synimi i tij është të promovojë projekte që lidhin Kosovën me tregun ndërkombëtar, duke dëshmuar se potenciali i vendit të tij është i pashtershëm.

Ky rrugëtim tregon se me pasion dhe punë të palodhur çdo ëndërr mund të bëhet realitet dhe çdo ide mund të transformohet në diçka të madhe.

Ai  inkurajon të rinjët e Kosovës, të besojnë në aftësitë e tyre dhe të mos ndalen kurrë së mësuari.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

‘’Suksesi nuk është rastësi, është rezultat i qëndrueshmërisë dhe guximit për të ecur përpara, edhe kur rruga duket shumë e vështirë’’ përfundon ai.

Me një pasion të pandalshëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, Gallapeni na tregon se kufijtë ekzistojnë vetëm në mendjet tona./Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:Avni GallapeniChair Airlinesdizajner grafikhistori frymezueseindustriakreativepasionipeoplepunaSolidstudimetekniketopTophomevizatimevullneti

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm GAP: Ndryshimet e partnerëve tregtarë të Kosovës përgjatë viteve, Gjermania e Turqia prijnë
Artikulli i ardhshëm Maksimalizmi në modë sjell aksesorë të guximshëm dhe kreativitet pa kufij!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura

2 Shikime
Lajme të mira

“Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga

3 Shikime
Lajme të mira

Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?