Skuadra kosovare, Bad News Eagles ka bërë rikthimin e tyre të bujshëm në garat e “Counter Strike”.
Pikërisht në meçin e tyre të parë pas ribashkimit në turneun e “Blast Premier Rising Event”, kanë arritur të fitojnë ndaj një ekipi rus me rezultatin 13:10.
Bad News Eagles, kujtojmë se u ribashkuan pasi që ishin shpërbërë vitin e kaluar pas ndërprerjes së bashkëpunimit me organizatën “Guild”.
BNE është ekipi profesionist nga Kosova që ka lënë gjurmë të thella në skenën ndërkombëtare të CS:GO. Ekipi u formua në vitin 2022, pas ndarjes nga ekipi BLINK, dhe përfaqësuar vendin me krenari në disa nga turnetë më të rëndësishëm, duke arritur në fazën e “Legends” në PGL Major Antwerp 2022, IEM Rio Major 2022, dhe BLAST.tv Paris Major 2023.
BNE është i njohur për aftësinë strategjike dhe lojtarët e talentuar si Genc “gxx-” Kolgeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, dhe Dionis “sinnopsyy” Budeci, Bad News Eagles ka bërë emër në botën e eSports./Katror.info