Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Opera e Kosovës do të performojnë në Paris.
Kjo për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Nga ora 20:00, më 10 qershor, ata do t’i dalin ballëlartë Parisit.
Ndërkaq, kujtojmë se Baleti Kombëtar i Kosovës, mbrëmë nga ora 19:30, shfaqi “Shtegtimi” para publikut amerikan, në teatrin e Manhattanville University, të New York-ut.
“Shtegtimi” me koreografi nga koreografi italo-arbresh Antonio Fini, është shfaqur premierë në Kalabri të Italisë në korrikun e vitit 2023./Katror.info