katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    7 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    7 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    7 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    16 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    13 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    17 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Baleti Kombëtar e nis vitin në Berlin me “Rebounds: A BasketBallet”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Baleti Kombëtar e nis vitin në Berlin me “Rebounds: A BasketBallet”

Last updated: 06/01/2025 1:20 PM
132 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA.
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Baleti Kombëtar e nis vitin në Berlin me “Rebounds: A BasketBallet”

Të shtunën e të dielën mbrëma balerinët interpretuan në skenën e ndërtesës historike “HAU – Hebbel am Ufer” që daton prej vitit 1908. Me shfaqjen që sjell koreografi novatore me përfshirjen e lëvizjeve të basketbollit “Rebounds…” me koreografi të dyshes gjermane Friederike Lampert dhe Jochen Roller, trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës ka debutuar në skenën e këtij teatri, shkruan KOHA.

Fillimviti kur institucionet artistike shtetërore rëndom bëhen gati për një tjetër vit aktivitetesh, Baletin Kombëtar të Kosovës e ka gjetur në skenë qysh në ditët e para. Kapitullin e ri e ka nisur me prezantimin e kapaciteteve e profesionalizmit të tij në zemër të Gjermanisë. Në Berlin, në kuadër të festivalit të performancës “Raven” ka çuar shfaqjen “Rebounds: A BasketBallet” në dy termine.

Të shtunën e të dielën mbrëma balerinët interpretuan në skenën e ndërtesës historike “HAU – Hebbel am Ufer” që daton prej vitit 1908. Me shfaqjen që sjell koreografi novatore me përfshirjen e lëvizjeve të basketbollit “Rebounds…” me koreografi të dyshes gjermane Friederike Lampert dhe Jochen Roller, trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës ka debutuar në skenën e këtij teatri.

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

Drejtori i këtij institucioni, Sinan Kajtazi, ka thënë se shfaqja është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Publiku e ka pritur jashtëzakonisht mirë shfaqjen e mbrëmshme dhe përveç nëpër ulëset e teatrit, ka pasur publik edhe në këmbë. Përshtypjet kanë qenë jashtëzakonisht mirë. Është një shfaqje që Friederike dhe Jochen e kanë punuar bashkë me Baletin vitin që shkoi. Një shfaqje e cila eksploron mënyra të reja të krijimit të koreografisë”, ka thënë Kajtazi.

Ai ka bërë të ditur se që nga fillimet e shfaqjes, plani ishte që ajo të udhëtonte nëpër Evropë.

“Në këtë rast një prej mënyrave se si është krijuar shfaqja janë lëvizjet e lojës së basketbollit që janë inkorporuar në shfaqje duke krijuar kështu edhe lëvizje të reja koreografike, por edhe formacione të ndryshme koreografike. ‘Rebounds…’ është zgjedhur për paraqitje në Berlin sigurisht për shkak të një plani paraprak që e kemi pasur para se të krijohej kjo shfaqje në shkurt të vitit të kaluar. Është paraparë që shfaqja të udhëtojë në Evropë”, ka shpjeguar Kajtazi të dielën për KOHËN.

Ai ka bërë të ditur se për “Rebounds…” kishte qenë plani të shfaqej edhe në Zvicër, por se, siç ka treguar Kajtazi, “për shkaqe teknike nuk është realizuar”. Ai shpreson që këtë vit të jepet shfaqja edhe në këtë shtet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koreografia e Friederike Lampert dhe Jochen Roller nga Gjermania është një lojë që bashkon baletin dhe basketbollin. Shfaqja përcjell skena e prapaskena të një ndeshjeje basketbolli. Me të Baleti kishte nisur programin vjet.

Premierën e kishte në muajin shkurt në Atelienë e Pallatit të Rinisë në një skenë krejtësisht të improvizuar. U dha si një lloj shfaqje kamertale ku publiku rrethonte balerinët duke krijuar “tribunat” në palestër sportive. Kjo sigurisht edhe si rrjedhojë e mungesës së kushteve. Për të evituar daljen e balerinëve nga skena, madje ata bëheshin spektatorë të shfaqjes së tyre.

Shfaqja e “Rebounds…” në Berlin nuk ngjan kështu. Të paktën nga incizimet e publikuara shihet se skena u përket krejtësisht balerinëve. Është skena e denjë për ta. Shfaqja u dha në kuadër të “Raven” që përshkruhet si “simpozium, mbledhje e shfaqje për performancë maksimale dhe për të shtruar pyetjen se çfarë ndodh kur asgjë tjetër nuk funksionon”. Kjo pasi është nismë që nga koha e izolimit si rrjedhojë e pandemisë Covid-19.

Me këtë rast, Baleti Kombëtar i Kosovës me shfaqjen origjinale “Rebounds: A BasketBallet” ka zbarkuar në sallën kryesore të teatrit “HAU – Hebbel am Ufer” , ndërtesë e cila mbrohet si aset i trashëgimisë botërore. Skena në të cilën BKK ka performuar ka kapacitet prej rreth 550 ulësesh ku auditori ka dy nivele.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në të dhënat për teatrin bëhet e ditur se arkitekti i teatrit, Oskar Kaufmann, kishte synuar ndarje strikte të skenës dhe auditorit. “Me formatin thuajse katror prej 12 metrash lartësi sa edhe gjerësinë e hapjes, paraqitja në skenë shfaqet si një tablo me kornizë, duke e ndarë kështu plotësisht veprimin dramatik nga pjesa e publikut”, shkruhet për skenën e teatrit.

Sipas përshkrimit të “Rebounds: A BasketBallet”, ajo cilësohet si lojë basketbolli, “që bashkon baletin klasik dhe basketbollin”.

“Eksploron kërcimin dhe cilësinë muzikore të një loje basketbolli duke parë modelet e dyshemesë, konstelacionet e lojtarëve, ritmet e topit, strukturat e lojës dhe ndërveprimin e rendit dhe kaosit. Pjesa është një lojë imagjinare e cila ka rregullat e veta: një shpërthim furie, hiri, ngatërrese dhe shpirti ekipor”, shkruhet në përmbledhjen e shkurtër shpjeguese për shfaqjen “Rebounds: A BasketBallet” me koreografi të dyshes Lampert dhe Roller.

Dy koreografët kishin punuar me Baletin Kombëtar të Kosovës në një tjetër shfaqje. Shfaqja bashkëkohore “NewBorn” ishte dhënë premierë më 21 dhjetor të vitit 2017 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Monumenti i pavarësisë “NEWBORN”, i cili këtë 17 shkurt feston 17 vjet, ishte bërë inspirim për koreografin Jochen Roller nga Gjermania që të konceptonte një shfaqje me balerinët e Kosovës. Me të Baleti pati në fundprillin e 2018-s pati tri shfaqje radhazi në Berlin më datat 20, 21 dhe 22 e tri të tjera në Hamburg më 26, 27 e 28 prill.

Por në kryeqytetin gjerman është kthyer për të shfaqur art pas afër shtatë vjetësh.

“Në këtë teatër është hera e parë që peformojmë në Berlin. Në këtë qytet, Baleti Kombëtar i Kosovës ka performuar në vitin 2018, përkatësisht në muajin prill të atij viti, në teatrin ‘Sophiensaele’ ku i kemi pasur katër shfaqje radhazi. Ka qenë i njëjti koreograf me të cilët i kemi përgatitur edhe shfaqjen ‘Rebounds: A basketballet’ me të cilin jemi në Berlin momentalisht”, ka thënë Kajtazi.

Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon që të jetë “refugjat” prej mbylljes për restaurim të ndërtesës së Tetarit Kombëtar të Kosovës në korrik të vitit 2022. Provat mbahen në ambientet e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve, “Shota” ndërsa shfaqjet jepen në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve e shpesh edhe në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq. Kjo gjendje ka bërë që BKK-ja të jetë më shumë e orientuar te baleti modern, stil ky më i përshtatshëm për një institucion që s’ka ku të ushtrojë veprimtarinë. Në këtë gjendje BKK-ja do të vazhdojë punën pa ndonjë afat se kur do të ketë ambient të vetin të punës. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:BaletiBaleti Kombetar i KosovesBerlinlajme të miraRebound A Basket Ballettop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Interi e Milani do ta kërkojnë sonte trofeun e Superkupës
Artikulli i ardhshëm Më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

30 Shikime
Lajme

Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?