Baleti Kombëtar i Kosovës do të sjellë premierën e radhës me shfaqjen e baletit bashkëkohor “Deadline”, një krijim i koreografit Sead Vuniqi, shkruan Katror.info.
Shfaqja na çon në vitet 1920, në kulmin e epokës së artë të shtypit, në një metropol evropian, duke pasqyruar atmosferën e një redaksie gazete të mbushur me energji dhe pasion.
Përmes një gjuhe lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, “Deadline” tregon përkushtimin e gazetarëve, fotoreporterëve, gazetarëve të rinj, magnatëve të shtypit, punëtorëve, stenografistëve dhe sekretarëve që bashkëpunojnë për të sjellë lajmet në një kohë kur shtypi ishte në kulmin e fuqisë dhe ndikimit.
Premiera e baletit “Deadline” do të mbahet më 20 dhe 21 mars 2025 në Sallën e Ateliesë, Pallati i Rinisë. /Katror.info