Skuadra nga Suhareka, Ballkani, ka siguruar kalimin në raundin e tretë të kualifikimeve për UEFA Conference League, pas një barazimi 1:1 në ndeshjen e kthimit ndaj ekipit maltez, Floriana.
Pas fitores 4:2 në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ballkani arriti të ruajë epërsinë në ndeshjen e dytë të zhvilluar të enjten në Paola, Maltë. Rezultati i përgjithshëm 5:3 e dërgon ekipin kosovar një hap më afër fazës së ligës.
Floriana kaloi në avantazh në minutën e 38-të me golin e Dunstan Vella. Por, vetëm pak çaste para fundit të pjesës së parë, sulmuesi nigerian Sunday Adetunji barazoi rezultatin me një goditje precize nga distanca.
Në pjesën e dytë nuk pati gola, dhe Ballkani ruajti barazimin që i siguroi kualifikimin.
Në raundin e tretë, Ballkani do të përballet me Shamrock Roversin nga Irlanda. Synimi i skuadrës suharekase mbetet arritja në fazën e ligës së Conference League, një sukses që e kanë prekur edhe në dy edicionet e kaluara – 2022/23 dhe 2023/24.
Në sezonin e kaluar, ekipi u eliminua në raundin e tretë kualifikues, por këtë vit shihen me potencial për të arritur të paktën deri në plejof./Katror.info