Bardh Kadiu dhe Getoar Kastrati, janë shpallur fitues të garës, “Venture Devils Demo Day” të programit “GIST Innovates the Balkans”, nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Arizona State University.
Ceremonia është mbajtur në Arizona State University, në SHBA.
Lajmin e ka bërë të ditur “Innovation Center Kosovo ” [ICK], përmes një njoftimi në rrjete sociale.
“Kidsday, platforma inovative për menaxhimin e qendrave të kujdesit për fëmijë, ka shënuar një sukses të rëndësishëm duke fituar Çmimin GIST në ASU Venture Devils Demo Day ne Arizona, USA. Ky çmim, i ndarë gjatë përfundimit të ASU Venture Devils Demo Day, vlerëson qasjen inovative të Kidsday dhe potencialin e saj për të transformuar industrinë e kujdesit për fëmijë. Ky çmim u pranua nga Bardh Kadiu dhe Getoar Kastrati, në ceremoninë e mbajtur në Arizona State University, në SHBA” thuhet ndër të tjerash në njoftim.
“KidsDay nga Kosova, ishin në mesin e 11 kompanive nga Ballkani, të përzgjedhur si finalistë të garës”, theksohet ndër të tjerash.
GIST Innovates The Balkans është një program trajnimi me një kohëzgjatje prej dhjetë javësh, i bazuar në metodologjinë Lean Startup./Katror.info
Përgatiti:
