Anëtarja e organizatës gjermane Konvoi der Hoffnung, Sabile Aliu – Sahiti, ka dhuruar pajisje ndihmëse për HandiKos-in në Gjilan, përcjell albinfo.ch.
Këto pajisje përfshijnë karroca manual, shtretër ortopedikë.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, ka thënë se bashkadhetarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ndihmuar qytetarët e Gjilanit.
“U jemi mirënjohës bashkatdhetarëve dhe donatores së këtyre pajisjeve”, tha Morina Bunjaku.
Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu, tha se kjo kategori ka nevojë për mbështetje dhe se kjo ngjarje është me rëndësi të madhe.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës falënderoi edhe shoqatën gjermane Konvoi der Hoffnung për dhurimin e pajisjeve./Katror.info