Aktorja e njohur Meli Qena është figura e radhës që do të prezantohet në kuadër të projektit “Njihuni me artin e viteve 1970-1980”, projekt ky i ideuar nga Vlora Merovci e që është mbështetë nga Komuna e Prishtinës, shkruan KultPlus.com.
Është ndër të paktat raste ku Meli Qena do të prezantohet me rrëfimin e saj për rrugëtimin e saj artistik, bashkëbisedim që do të realizohet në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, me 21 dhjetor prej orës 18:00.
Ky bashkëbisedim përkon edhe me shënimin e 40-të vjetorit të Teatrit “Dodona”, përvjetor që do të shënohet së shpejti, institucion që Meli Qena ka dhënë një kontribut shumë të madh.
Të gjithë të interesuarit mund të vijnë dhe ta dëgjojnë nga afër rrëfimin dhe rrugëtimin artistik të aktores Meli Qena, e cila ka një bagazh të madh artistik./Katror.info