Klubi i basketbollit Bashkimi, ka prezantuar përforcimin e pestë të huaj për sezonin 2025/26, amerikanin TJ Bickerstaff.
“Bickerstaff, 206 centimetra i gjatë, vjen pas një sezoni mbresëlënës me Payabl EKA AEL Limassol në Qipro, ku regjistroi mesatarisht 16,2 pikë, 11,2 kërcime dhe 1,7 asistime për ndeshje, me 54.7% saktësi nga fusha. Me energjinë, përvojën dhe aftësitë e tij, TJ pritet të jetë një shtyllë e fortë për skuadrën tonë në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Bashkimit./Katror.info