Basketbollistja kosovare Astera Tuhina, e ka shkruar historinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tuhina ka arritur që me ekipin e saj Washington State Cougars, ta fitojë kampionatin e kolegjeve atje.
Ajo ishte edhe vendimtare për këtë sukses kundër ekipit UCLA. Basketbollistja nga Kosova arriti të shënoi gjashtë pikë, bëri gjashtë asistime dhe vodhi dy topa. Festa e saj ishte shumë emocionuese.
Lojtarja e kombëtares së Kosovës u mbulua me flamurin e Kosovës dhe rrjetën e koshit të finales e mori në shtëpi/Katror.info