Baleti Kombëtar i Kosovës (BKK) udhëtoi për në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në festivalin “Cheonan World Dance Festival 2024”, ku do të prezantohet me tri shfaqje.
Kjo është hera e parë që Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet në ndonjë festival në Azi.
Festivali “Cheonan World Dance Festival 2024” mbahet në qytetin Cheonan të Koresë së Jugut.
Në këtë festival, BKK do të prezantohet me pjesë nga tri shfaqje, ka konfirmuar drejtori i BBK, Sinan Kajtazi.
“BKK do te paraqitet me pjesë nga tri shfaqje të repertorit, konform formatit të festivalit dhe shfaqjet janë ‘Aeon’, ‘Halili dhe Hajria’ dhe pjesë nga shfaqja ‘Tango Nights’”, ka thënë drejtori Kajtazi.
Paraqitjet e BKK në “Cheonan World Dance Festival 2024” do të jenë në data: 26, 28, 29 dhe 30 shtator 2024, në vende dhe skena të ndryshme, sipas itinerarit të këtij festivali./Katror.info