Më 19 gusht 2025 , BE-ja i disbursoi 7.5 milionë euro shtesë në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke e rikonfirmuar përkushtimin e saj ndaj tranzicionit të gjelbër dhe energjisë së pastër të Kosovës, ka njoftuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, shkruan katror.info.
Sipas njoftimit me mbështetjen e BE-së në vlerë prej 75 milionë eurosh deri më tani: mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë, mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër dhe mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente.
BE-ja shpreher se “qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”. /Katror.info