Nga 12 tetori, do të nisë zbatimi i sistemit të ri digjital i kufijve të Evropës, Entry /Exit System, ose EES për shtetasit që nuk i përkasin zonës Shengen.
Na do të shpjegojmë se çka do me thonë kjo në praktikë, – shkruan Katror.info.
Nga 12 tetori nuk ka më vula në pasaportë – të gjitha të dhënat kanë me u regjistru automatikisht.
Në kufi, qoftë në aeroport apo kufi tokësor, duhesh me u ndal te kioskat vetë-shërbyese. Aty ke me skanu pasaportën biometrike, ke me i dhonë gjurmët e gishtërinjve dhe ke me bo një foto të fytyrës. Krejt këto kryhen vec një herë, dmth herën e parë që shkon në vendet e Zonës Shengen dhe ruhen në sistem për tre vjet.
Sistemi EES i mbledh emrin e udhëtarit, të dhënat biometrike, gjurmët e gishtërinjve, imazhin e fytyrës, si dhe datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes.
Për çka duhet kjo:
Ky sistem i zbulon në mënyrë sistematike personat që qëndrojnë më gjatë se afati ligjor, do me thënë 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore në Zonën Shengen. Zbatimi ka me u bo gradualisht për 6 muaj.
Zyrtarët evropianë e kanë vendos këtë sistem me qëllim me parandalu migracionin e parregullt dhe mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve evropianë.
Sistemi vlen për rreth 60 vende që munden me udhëtu pa viza në vendet e Bashkimit Evropian si dhe katër shtetet që janë të përfshira në Zonën Shengen, Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn. Kosovarët udhëtojnë pa viza në këtë zonë nga viti 2024.
E nga 12 tetori, kini parasysh se në fillim procesi mund të marrë disa minuta më shumë. Përgatitu për radhë më të gjata në kufi./Katror.info.