Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ardhur për herë të parë në Kosovë.
Ardhja e saj lidhet me performancën në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.
Me të arritur, media e shumë të tjerë e kanë pritur këngëtarën, meqë rast ajo ka dhënë edhe një intervistë për Telegrafi, ku ka folur rreth ardhjes dhe performancës në Sunny Hill.
”Sapo kam zbritur dhe nuk kam parë ende gjë, por jam e sigurt se do të jetë e mrekullueshme. Prindërit e mi kanë ardhur dhe jam shumë e emocionuar për këtë. Do të shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin, të shohë njerëzit të bisedojë me ta dhe thjesht të jem e inkuadruar në kulturë”, është shprehur Bebe.
Ndër të tjera ajo tha se ka disa surpriza në festivalin Sunny Hill, dhe se është tejet e lumtur që po ndodhet në një ambient të tillë bashkëpunimi duke përfshirë kulturën shqiptare.
Bebe Rexha nuk hezitoi të flas pak shqip, ku edhe tregoi se do të vizitonë edhe Maqedoninë, prej ku ka edhe prejardhjen dhe se atje është e ftuar në një aheng familjar.
” Kusheriri im ka një aheng syneti dhe do të jem atje (Maqedoni) për dy-tre ditë”, ka thënë ajo.
Bebe Rexha, emri real i së cilës është Bleta Rexha, është njëra ndër artistet më të famshme ndërkombëtare.
Pas nënshkrimit me Warner Records në 2013, Rexha së pari arriti sukses si kompozitore, në këngën e Eminem “The Monster” (i cili më vonë mori çmimin Grammy për performancën më të mirë Rap/Sung) si dhe këngë të tjera për Shinee, Selena Gomez. dhe Nick Jonas, etj., për të vazhduar me shumë këngë e suksese tjera ndër vite. Katror.info
Përgatiti:
