Sopranoja Besa Llugiqi është duke u angazhuar në prova të intensifikuara për rolin e Violetës në operën “La Traviata”, e cila do të ketë premierën më 17 gusht në ambientin historik të Teatrit Antik në Taormina të Sicilisë.
Regjia e kësaj vepre operistike po realizohet nga Enrico Castiglione, ndërsa ajo do të prezantohet si pjesë e Festivalit të Operës Taormina 2025./Katror.info