Besimi në mirësinë e të tjerëve është kyç për lumturinë, sipas studimit më të madh botëror për mirëqenien, shkruan Positive News, përcjell Katror.info. Raporti i fundit i Lumturisë Botërore, i publikuar javën e kaluar, tregon se Finlanda ka mbajtur vendin e parë për të tetin vit radhazi në listën e “vendeve më të lumtura”.
Meksika dhe Kosta Rika hynë për herë të parë në top 10, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ra nga vendi i 20 në të 23-in. Ky studim, i realizuar nga Qendra e Hulumtimeve për Mirëqenie e Universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me Gallup, shqyrtoi gjithashtu se çfarë i bën njerëzit të lumtur.
Studimi zbuloi se aktet e bujarisë dhe lidhjet pozitive sociale, si ndarja e ushqimit, kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e lumturisë.
Për më tepër, studimi theksoi se jemi më të lumtur kur besojmë se jetojmë në një komunitet që kujdeset për ne, dhe tregoi se njerëzit janë më të dashur dhe më bujarë se sa mendojmë.
“Lumturia nuk është thjesht për pasuri ose zhvillim është për besim, lidhje dhe për të ditur që njerëzit janë pas jush,” tha Jon Clifton, drejtori ekzekutiv i Gallup.
“Raporti i këtij viti tregon se ne shpesh e nënvlerësojmë sa i mirë është bota. Nëse duam të krijojmë komunitete dhe ekonomi më të forta, duhet të investojmë në atë që ka vërtet rëndësi: njëri-tjetrin”, theksoi ai. /Katror.info
Përgatiti:
