Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia solemne e betimit të 19 kadetëve të rinj të gjeneratës 2029 të Qendrës për Studime Universitare.
Kadetët e rinj kanë fituar vendin e tyre në Akademinë Ushtarake me meritë, duke përballuar me sukses sfidat e “Javës 0” dhe muajit të rekrutimit. Me guxim, disiplinë dhe këmbëngulje, ata dëshmuan gatishmërinë për t’i shërbyer atdheut.
Me betimin solemn të sotëm, gjenerata 2029 nis një rrugëtim të ri drejt formimit si udhëheqës të së nesërmes, duke simbolizuar përkushtimin ndaj detyrës dhe përgjegjësisë ndaj vendit./Katror.info