Beyoncé e nisi Muajin e Historisë së Zezë me njoftimin se turneu i saj global do të fillojë të shesë bileta më 6 shkurt.
“RENAISSANCE WORLD TOUR 2023”, shkroi ajo në Instagram nën foton e saj. Biletat fillimisht do të bëhen të disponueshme përmes një parashitjeje ekskluzive për anëtarët e regjistruar të BeyHive. Turneu, i prodhuar nga Parkwood Entertainment dhe i promovuar nga Live Nation, do të fillojë më 10 maj në Friends Arena në Stokholm, SE.
Beyoncé do të bëjë ndalesa në të gjithë Evropën në Cardiff, Edinburg, Sunderland, Paris, Londër, Marsejë, Amsterdam, Varshavë. Më pas ajo do të vazhdojë në të gjithë Amerikën e Veriut me shfaqje në Toronto, Çikago, East Rutherford, Atlanta, Las Vegas, Los Angeles, Houston./Katror.info